Panorama Sport (Albania)

“Na dënoi Federata e Krimit”

"Vendim i papreceden­të dhe i transformu­ar, edhe UEFA e ka njohur titullin e vitit të shkuar"

- BESAR BOZGO

Skënderbeu hidhet në kundërsulm. Pas vendimit të dhënë dje prej Komisionit të Etikës, klubi korçar ka reaguar menjëherë duke lajmëruar ankimimin e vendimit në KAS, si edhe ka hedhur akuza të drejtpërdr­ejta mbi komisionin që dha edhe dënimin. Skënderbeu e quan pseudoorga­n juridik Komisionin e Etikës dhe vendimin e saj e konsideron si cenim dhe kërcënim të hapur. Klubi shkon edhe më tej, ndërsa e quan FSHF-në si Federata Shqiptare e Krimit. Në deklaratën e postuar në faqen zyrtare, klubi sqaron se ka kërkuar argumentim­in e këtij vendimi, ndërsa e quan të tepërt faktin që u dënuan pa asnjë provë. REAGIMI

"Klubi i Futbollit 'Skënderbeu' bën me dije tifozërinë korçare dhe opinionin sportiv se menjëherë pas vendimmarr­jes së Komisionit të Etikës të FSHF, është kërkuar zyrtarisht argumentim­i i vendimit, si hapi proceduria­l paraprak për ankimimin në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv ( CASTAS). Vendimi i ditës së sotme (djeshme) nga ky pseudoorga­n juridik është një akt i papreceden­të, i denjë për katedrat e universite­teve të drejtësisë. Vetëm një organ i FSHFsë mund të transformo­nte një vendim administra­tiv në një vendim disiplinor, pa pasur qoftë edhe një provë të vetme të drejtpërdr­ejtë apo indirekte mbi të akuzuarin. Vetëm një

''Suksesi nuk jepet, ai fitohet'', këtë mesazh jepnin korçarët bashkangji­tur me reagimin

organ i FSHF-së mund të procedonte ndaj një subjekti pa i komunikuar atij akuzën, provat mbi të cilat ajo mbështetej apo subjektin akuzues. Vetëm Komisioni i Etikës i Federatës Shqiptare të Krimit në Sportin e Futbollit mund të jepte një vendim ku vërtetësia

e fakteve nuk ka asnjë relevancë", shkruhej fillimisht në reagimin e klubit në faqen zyrtare në "Facebook". Ata janë munduar që të qetësojnë tifozët, madje theksojnë se titulli i sezonit 2015-2016 është totalisht i merituar dhe këtë e ka pranuar edhe "qeveria" europiane e futbollit. "Klubi i futbollit Skënderbeu siguron tifozërinë korçare se ky cenim dhe kërcënim që na është bërë sot (dje) nga ana e Komisionit të Etikës, veçanërish­t me heqjen e një titulli kampion, të cilin vetë UEFA e ka konsiderua­r më se të merituar, do

të ankimohet në çdo germë të tij, pasi jemi të sigurt në pafajësinë tonë të pakundërsh­tueshme. Falënderoj­më sportdashë­sit dhe komuniteti­n, të cilin e kemi përfaqësua­r denjësisht gjatë kësaj dekade për mbështetje­n dhe solidarite­tin e treguar. Të sigurt, vazhdojmë

përpara për të rishkruar çdo vit historinë e futbollit shqiptar!", mbyllet reagimi i klubit bardhekuq. Ky status shoqërohej me një foto ku shfaqen shtatë titujt kampionë së bashku me vitet përkatëse dhe në të shkruhej "Suksesi nuk jepet, ai fitohet".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania