Panorama Sport (Albania)

“U vra frika, presim titullin”

"Një mësim i mirë për të gjithë, ndihmohet në pastrimin e futbollit shqiptar"

- ILIR CARA

Drejtori i Përgjiths hëm i Partizanit, Genc Tomori, reagoi dje në lidhje me vendimin e Komisionit të Etikës që i hoqi titullin e një viti më parë Skënderbeu­t, gjë që praktikish­t i kalon Partizanit. Sipas kreut të klubit të kuq, më shumë sesa një titull i akorduar dhe një shumë monetare që do të përfitohet, vendimi i djeshëm vrau frikën. TOMORI

"Është një çështje e vjetër që nisi sezonin e kaluar kur ishim në Ligën e Europës dhe më pas kaluam në Ligën e Kampioneve. Hetimet vazhduan për rreth 1 vit e gjysmë. Ai dënim që mori Skënderbeu, duke u përjashtua­r nga Europa dhe ne morëm pjesë në Champions, ishte një gjë që ndodhi për herë të parë në historinë e UEFA-s. Erdhën edhe inspektorë të UEFA-s në Shqipëri, në një kohë që pjesëtarë të klubit të Skënderbeu­t u thirrën në Prokurori. Ashtu si të gjitha komisionet e tjera, edhe ai i Etikës dha verdiktin e tij në lidhje me këtë çështje dhe akuzat për trukimin e ndeshjeve. Gjithashtu, u mposht edhe frika, pasi gjithmonë këto lajmet e këqija i kemi marrë nga UEFA. Tani, edhe një komision shqiptar dha një verdikt të drejtë. Kjo është më tepër edhe morale që të pastrohet futbolli shqiptar. Ky të jetë një mësim i mirë jo vetëm për Skënderbeu­n, por për të gjitha skuadrat. Të gjithë të jenë të kujdesshëm dhe FSHF do të jetë edhe më e kujdesshme në lidhje me këtë çështje", u shpreh fillimisht Tomori në reagimin e tij.

TITULLI

I pyetur më pas në lidhje me titullin, Drejtori i Përgjithsh­ëm sqaroi: "Etika dha verdiktin e saj. Tashmë, organet e tjera të FSHF-së do të marrin vendime për sa i përket titullit që na takon apo shpërblimi­t monetar. E presim atë titull,

pasi në atë vit ishim shumë afër trofeut. I dinë të gjithë problemet që ndodhën. Gjithashtu, mosfitimi i titullit atë vit solli më pas edhe ndryshimin e shumë hallkave të klubit. Megjithatë, më shumë është një çështje morale për një pastrim të futbollit shqiptar.

Të paktën, ka një organ që jep vendime dhe kjo ndihmon për të bërë një futboll më të pastër dhe të mos përflitet gjithmonë për tolerime apo shitje ndeshjesh. FSHF dhe organet e saj të vazhdojnë të jenë të ashpra në lidhje me trukimin e ndeshjeve".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania