Panorama Sport (Albania)

Një mesfushor kamerunas në provë, Basrak me “demat”

Sulmuesi i Katanzaros do të testohet deri më 30 qershor

- ILIR CARA

Partizani i epokës "Moxhi" ka nisur punë me prezantimi­n e Blerim Kotobellit dhe Gerhard Prognit. Gjithashtu, përforcim i "demave" për sezonin e ri konsideroh­et edhe sulmuesi kamerunas, Mustafa Enok Xhixhiua, i cili sot do t'i bashkohet ekipit. "Panorama Sport", para katër ditësh, paralajmër­oi se sulmuesi i Katanzaros, Milan Basrak, pritet të jetë një alternativ­ë për sulmin e Partizanit. 22-vjeçari serb i është bashkuar skuadrës në seancat e fundit përgatitor­e në Ohër dhe pritet që të mbahet në vëzhgim nga stafi teknik deri më 30 qershor. Milan Basrak konsideroh­et në provë, por duke ditur se lojtari është nën kontratë me klubin italian të Lega Pro, Katanzaro, deri më 30 qershor, të kuqtë nuk mund ta zyrtarizoj­në 22-vjeçarin serb përpara kësaj date. Miqësorja e sotme me Prishtinën mund të jetë testi i parë për Milan Basrak, i cili mendohet si zëvendësue­si i Ekubanit.

LUIS ESENGUE ELOUMOU PARFAIT

Merkatoja e Partizanit konsideroh­et në hapat e para dhe në ditët në vijim pritet që klu- bi të zyrtarizoj­ë edhe përforcime­t e radhës. Përveç sulmuesit kameruans Mustafa Enik Xhixhiua, ekipin e ka pritur në kryeqytet edhe një mesfushor nga Kameruni, i cili fillimisht thuhet se do të provohet nga stafi teknik. Pikërisht bëhet fjalë për një lojtar që ka luajtur me disa klube në Itali, por edhe me Kombëtaren e Kamerunit U-20. Luis Esengue Eloumou Parfait, i datëlindje­s 6 korrik 1990, ka ardhur në Shqipëri për llogari të Partizanit dhe luan si mesfushor qendre, gjasat janë që të jetë zëvendësue­si i Ramadanit. Luis Parfait e ka nisur karrierën e tij me të rinjtë e Xhenos në Itali, ku është bërë pjesë e ekipit edhe në Serinë A. Më pas, ai është huazuar te Piaçenca dhe Askoli. Më pas ka luajtur me Çezenën, Leçen dhe Pizën në Itali, por për të kaluar në Zvicër te Kiaso. Në sezonin e fundit, ai ka luajtur në Tunizi me klub afrikan. Me rikthimin e Partizanit në Tiranë, nën urdhrat e trajnerit Starova, vihen edhe dy lojtarët kamerunas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania