Panorama Sport (Albania)

Goditjen e radhës, Teuta pret një mesfushor nga Sllovenia

Milan Kociç mund të jetë afrimi i ri në merkato

-

Milan Kociç mund të jetë afrimi i radhës për durrsakët në këtë merkato vere. Burime pranë drejtuesve të klubit që po merren me formatimin e Teutës së sezonit të ri bëjnë me dije prej ditësh se kanë nisur bisedimet me 27-vjeçarin slloven. Kociç luan si mesfushor, por edhe si mbrojtës krahu. Kështu pas afrimit të qendërmbro­jtësit boshnjako-kroat Ante Hrkaç, Milan Kociç pritet të jetë zyrtarizim­i i dytë në radhët e "djemve të detit". Palët po bisedojnë prej ditësh, por ende nuk ka një marrëveshj­e zyrtare. Gjithsesi, gjatë ditës së

sotme, pritet që të ketë zhvillime rreth mesfushori­t slloven, i cili parashikoh­et si përforcimi i radhës i Teutës së trajnerit Gugash Magani. Milan Kociç e ka mbyllur sezonin e fundit tek ekipi Aluminij në Slloveni. Lojtari e ka nisur karrierën si profesioni­st

me ekipin Triestina e më pas është aktivizuar në skuadra si Shumen 2010, TSV Haterberg, Rudar Velenje, si dhe Aluminiji. Kështu, nëse afrohet dhe Kociç, mbrojtja durrsake shikohet pranë kompletimi­t, pasi kujtojmë që mbrojtësit Shehi, Shkalla, si dhe Beqja janë pjesë e durrsakëve. Gjithashtu, mësohet se drejtuesit po punojnë edhe për afrimin e një mesfushori qendre, si dhe të një sulmuesi. Emrat e këtyre lojtarëve mendohet që do të mësohen sot, pasi drejtuesit po presin përgjigje nga ata. Drejtuesit e klubit dhe stafi teknik duket se kanë ndezur motorët për të afruar lojtarët që duhen për sezonin e ardhshëm dhe për të mbushur boshllëqet që lanë futbollist­ët që u larguan nga Teuta në përfundim të sezonit të fundit. Më datë 1 korrik, ekipi grumbulloh­et dhe deri në atë ditë parashikoh­et që trajneri Magani ta ketë të kompletuar organikën e futbollist­ëve. Fundi i këtij muaji pritet të jetë " i nxehtë" te skuadra durrsake, pasi pritet që të zyrtarizoh­en lojtarët që do të përforcojn­ë Teutën e edicionit 2017-2018. Jeton Rexhmati

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania