Panorama Sport (Albania)

Hoxhallari­n e “djeg” Mustedanag­iç

Një telefonatë e presidenti­t të Dinamos së Zagrebit me trajnerin e U-17 bllokoi marrëveshj­en

- ADELA MERKO

Erion Hoxhallari ish te pranë transferim it te gjigandët kroatë të Dinamos së Zagrebit. Marrëveshj­a ishte praktikish­t e mbyllur, megjithatë në momentet e fundit është prishur gjithçka. Klubi më i titulluar në Kroaci kishte ofruar afro 200 mijë euro për kartonin e mbrojtësit të linjës së majtë dhe mësohet se klubi i Tiranës kishte rënë parimisht dakord. E vetmja gjë që kishte mbetur ishte hedhja e firmës mbi kontratë, por kjo gjë nuk ndodhi. Qëllimi i Dinamos së Zagrebit ishte që ta merrte këtë element dhe më pas mund ta xhironte tek ekipe satelit. "Panorama Sport" zbardh prapaskenë­n që bllokoi kalimin e 21-vjeçarit drejt 18 herë kampionëve. Ka mjaftuar një telefonatë e presidenti­t Zdravko Mamiç që gjithçka të mbetej në vend. Kreu i klubit ka folur me mikun e tij të vjetër, Xhemal Mustedanag­iç, i cili prej vitit 2010 drejton U-17 e Shqipërisë. Kujtojmë që trajneri gjatë karrierës së tij si futbollist numëron 444 ndeshje me Dinamon e Zagrebit, madje për disa sezone ka qenë edhe në krye të pankinës së këtij ekipi. Mësohet se Mustedanag­iç i ka thënë që lojtari nuk është ende gati për Dinamon, pasi do të përshtatet me stilin e lojës që ata bëjnë. Kaq i ka mjaftuar numrit një të klubit kroat që ta mbyllë këtë "operacion" me kaq, duke pezulluar rrjedhimis­ht edhe marrëveshj­en. E megjithatë shanset që ai të shitet pas ndeshjeve europiane ekzistojnë ende, ndërsa kujtojmë që për llogari të mbrojtësit kanë shfaqur interes edhe dy klube të tjera kroate, konkretish­t Lokomotiva e Zagrebit dhe Rijeka.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania