Panorama Sport (Albania)

Ze Maria “shtrydh” lojtarët, kush humb topin bën... 10 pompa

Argëtim dhe ndëshkime, paradite u analizua Makabi me DVD

-

Stërvitje, argëtim dhe shumë ndëshkime. Ishte kjo panorama e seancës së djeshme stërvitore te Tirana. Në një kohë që Ze Maria ishte përqendrua­r te lojtarët e repartit defensiv, pjesa tjetër u veçua në pjesën tjetër të fushës dhe nisi që të zhvillonte disa kuadrate, nën survejimin e rreptë të përgatitës­it atletik Rafael Kosta. Ky i fundit vendosi edhe rregulla të prera, kush nuk mbante topin aq sa i kërkohej, do të dënohej. Dhe masa ishte me "pompa". Për minuta me radhë, mesfushorë­t dhe sulmuesit realizuan këtë ushtrim që shpeshherë shkaktoi edhe të qeshura. Ata që e pësuan më së shumti ishin Merveil me Dokën, të cilëve iu desh që disa herë të bënin nga 10 pompa. Sakaq, ndër të paktët që rezultoi i suksesshëm në këtë lojë ishte Erando Karabeci. Kapiteni nuk gaboi dhe kurrë nuk u detyrua që të vuante ndëshkimin. Bardheblut­ë janë të përqendrua­r te përgatitje­t për ndeshjen e parë të turit të parë paraelimin­ator kundër Makabi Tel Aviv, që do të zhvillohet të enjten në "Netanja Stadium". Edhe pse ngarkesat janë maksimale, tekniku brazilian dje zhvilloi vetëm një seancë, atë të pasdites. Paraditja ishte pushim absolut për lojtarët, ndërsa nuk u detyruan që të zbrisnin në fushë. Megjithatë, sërish qëndruan të grumbullua­r në Dajt. Relaksi gjithsesi nuk bën pjesë në ditët e kryeqyteta­sve, pasi gjatë drekës u zhvillua edhe një analizë. Me anë të DVD-ve, nisën që të studionin kundërshta­rin. Dihet që izraelitët janë realisht të fortë, madje në letër favoritë, por kjo nuk e pengon stafin teknik që të përgatisë grupin në të gjitha drejtimet. Me anë të pamjeve filmike, Ze Maria nisi që të "zbërthente" Makabin, ndërsa evitoi pikat e forta dhe të dobëta. Elementë që do të shfrytëzoh­en për t'i kthyer në armë për duelin e 29 qershorit.

 ??  ?? Në një kohë që Ze Maria kryente stërvitjen, në pankinë ndodhej djali i tij i vogël. Trajneri e kishte marrë me vete në "Skënder Halili" të birin dhe ky i fundit për të "vrarë" kohën luante me një dron.
Në një kohë që Ze Maria kryente stërvitjen, në pankinë ndodhej djali i tij i vogël. Trajneri e kishte marrë me vete në "Skënder Halili" të birin dhe ky i fundit për të "vrarë" kohën luante me një dron.
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania