Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, merkato mbetet peng e pagesave... kesh

Lojtarët kërkojnë paradhënie në momentin që firmosin kontratën

-

E ardhmja te skuadra e Vllaznisë vazhdon të jetë disi e paqartë, duke qenë se skuadra nuk ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm futbollist­ik dhe një gjë të e tillë mund të dëmtojë jo pak ekipin. Shkak është bërë një mbledhje e munguar e drejtuesve më të lartë, të cilët ende nuk kanë gjetur kohën për të biseduar. Por, çështja më e rëndësishm­e që do të diskutohet është ajo e gjetjes së financave dhe klubi duhet të marrë garanci nga bashkia për vazhdimësi­në e punës. Por, ditët e fundit duket se të gjithë vëmendjen e ka marrë fushata elektorale.

Moszgjidhj­a e çështjes financiare është shqetësimi kryesor që ndikon jo pak në ecurinë e mëtejshme. Një problemati­kë e tillë nuk ka munguar as në sezonet e tjera dhe kjo ka bërë që skuadra të zhvillojë merkato të nxituar në mbyllje të saj. Sigurimi sa më shpejt i financave do të

bëjë të mundur përgatitje­n e terrenit se ku do të zhvillohet faza përgatitor­e dhe sigurimin e bazës materiale. MERKATO - Por mungesa e financave bën që edhe merkato të mbetet në vend. Në këtë drejtim, krahasuar me ekipet e tjera, kuqeblutë janë shumë

mbrapa. Tani do të mbetet që të mblidhen organet drejtuese të klubit, duke nisur që nga kryebashki­akja Ademi e të gjithë me radhë në mënyrë që të nisë puna për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm. Trajneri Armando Cungu e ka bërë të qartë se në fund të qershorit ose maksimumi në fillim të korrikut skuadra duhet të jetë në fushën e stërvitjes sepse ndryshe pasojat për të do të jenë të mëdha. Për momentin, një nga çështjet kryesore që mbetet për t'u zgjidhur është ajo e financave. Pasi lojtarët që do të afrohen kërkojnë pagesa në dorë në momentin e firmës. Ndaj mes klubit dhe bashkisë mund të gjendet një zgjidhje që të lirohet një fond për merkaton. Vetëm kështu mund të arrihet të kompletohe­t ekipi dhe të nisë faza përgatitor­e, për të cilën deri në këto momente nuk është thënë asgjë. Admir Uruçi

 ??  ?? "Edhe ekipet e Kategorisë së Parë kanë filluar stërvitjen, kurse ne pushim", ka shkruar kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina në "Facebook".
"Edhe ekipet e Kategorisë së Parë kanë filluar stërvitjen, kurse ne pushim", ka shkruar kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina në "Facebook".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania