Panorama Sport (Albania)

Kamza hap dyert, Ndreu: Do t'i provojmë të gjithë

Trajneri nis nga puna dhe bën me dije se më 2 korrik skuadra do të jetë e plotë për fazën përgatitor­e

-

Te Kamza ka nisur një fazë seleksionu­ese, e cila do të vijojë deri më 2 korrik kur do të grumbulloh­et dhe ekipi. Gjatë kësaj periudhe, do të provohet një numër i madh lojtarësh. Krahas këtij procesi, po vazhdon gradualish­t edhe merkatoja për plotësimin e vendeve vakant. Duke u nisur edhe nga fakti se nuk ka asnjë lojtar të ardhur apo të zyrtarizua­r që të ketë nënshkruar, drejtuesit janë duke piketuar mjaft prej lojtarëve që atyre u nevojiten për të ndërtuar një ekip cilësor dhe konkurrues. DEKLARATA - Në një prononcim për "Panorama Sport", trajneri Ramadan Ndreu ka zbuluar edhe planin e veprimit të ekipit të tij. "Kemi vendosur që nga dita e hënë deri të shtunën kush dëshiron të provohet pranë klubit kamzali është i mirëpritur. Ne nuk do të shikojmë CV e lojtarit apo preferencë­n e klubit nga vjen, por do të përcaktojm­ë aftësitë individual­e dhe cilësitë e tij, të cilat mbeten kriteret kryesore për ne. Vërtet mund të ketë një dyndje të madhe lojtarësh të ardhur me dëshirën e mirë për të qenë pjesë e Kamzës për sezonin e ri. Midis tyre kërkojmë edhe disa lojtarë të dalë nga ekipi zinxhir i klubit të Kamzës. Të gjithë të ardhurit, që do të jenë të pranishëm nga dita e hënë, do të futen në një proces seleksioni­mi njëjavor. Do të ketë një staf teknik që do të përzgjedhë lojtarët që do të pëlqehen dhe më pas do të hyhet në negociata për të lidhur kontratë. Ky ishte mendimi dhe vendimi i trajnerit Ndreu dhe stafit të tij teknik. Kamza është një ekip i hapur dhe luajal që mund të ketë vend për çfarëdollo­j lojtari. Ne kërkojmë që këta futbollist­ë që vijnë për seleksioni­m ose siç mund t'i quajmë të ardhurit të bëjnë diferencën nga ata aktualët, pse jo dhe më tej, pasi edhe synimet e objektivat e ekipit tonë do të jenë ambiciozë në sezonin e ri, ku kërkohet një skuadër që t'i mbijetojë Superiores, por edhe të jetë konkurrues­e. Mendoj se me lojtarët që presim të na vijnë nga merkatoja, por edhe gjatë kësaj jave, ekipi do të kompletohe­t dhe formatohet në mënyrën më të mirë të mundshme dhe më 2 korrik skuadra të jetë e gatshme për të nisur fazën përgatitor­e", ka mbyllur Ndreu. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania