Panorama Sport (Albania)

Alvesh gati për gjyq, Idrizi: Ai është i lumtur te ne

“E kam thënë, duhen 500 mijë $ për sulmuesin”

- ERMAL SIKA

Danilo Alvesh, drejt gjyqit me Flamur tarin. Burime të sigurta të "Panorama Sport" bëjnë me dije se avokati i sulmuesit kryesor të Flamurtari­t është interesuar pranë FSHF-së për hapjen e gjyqit ndaj klubit vlonjat. Kjo për shkak të pesë rrogave të prapambetu­ra që Alvesh nuk i ka marrë ende. Sulmuesi brazilian shpesh është revoltuar me vonesën e pagave. Kjo bëri që, një vit më parë, ai të largohej nga Flamurtari dhe më pas të kthehej sërish. Gazeta mëson se deri më tani nuk ka zyrtarisht një kërkesë për hapje të gjyqit nga avokati i Alveshit. Ky i fundit është interesuar për këtë çështje pranë FSHFsë dhe, në ditët në vijim, pritet që të ketë zhvillime konkrete. Në një situatë të tillë, Skënderbeu kërkon të përfitojë dhe i ka bërë kërkesë zyrtare sulmuesit Alvesh. Nuk është hera e parë që braziliani Danilo Alvesh merr ofertë nga Skënderbeu. Korçarët janë interesuar për shërbimet e tij edhe një vit më parë. Madje vjet Alvesh u fotografua nga "Panorama Sport", në kompleksin e Skënderbeu­t në Durrës. Pavarësish­t se atëherë Alvesh iku në Brazil dhe që prej andej publikoi edhe një letër largimi nga kuqezinjtë, pas disa tentativas­h ai u kthye sërish te Flamurtari. Mbetet për t'u parë se si do të përfundojë beteja e radhës e sulmuesit brazilian me Flamurtari­n, i cili i detyrohet pesë rroga Danilo Alveshit.

ADMINISTRA­TORI IDRIZI - Administra­tori Sinan Idrizi është i vendosur

që të mos e lërë të lirë sulmuesin Danilo Alvesh. Në një prononcim të dhënë dje për "Panorama Sport, Idrizi shprehet edhe me batutë. Kreu i klubit vlonjat thotë se vlera e Alveshit është 500 mijë dollarë dhe ai ul vetëm 1 dollar. "Çfarë

ka Skënderbeu? Kjo është historia e Tomit me të birin. Unë nuk merrem me Tomin me të birin. Ne jemi një klub që kemi një kontratë me lojtarin dhe unë nuk merrem më as me Tomin dhe as me të birin. Këto histori janë Tomi dhe i biri. Cilido klub

që do shërbimet e Alveshit të trokas te ne. Vjet unë e thashë se sa kushton kartoni i sulmuesit brazilian. Unë zbres vetëm një dollar nga 500 mijë dollarët për kartonin e Alveshit", tha fillimisht Idrizi.

KONTRATA E BRAZILIANI­T - Administra­tori Sinan Idrizi deklaron se Danilo Alvesh ka kontratë me Flamurtari­n deri në fund të vitit tjetër. Idrizi thotë se

Alvesh është i lumtur në Vlorë. "Danilo Alvesh ka një kontratë me ne. Ajo është deri në fund të vitit tjetër. Me Alveshin fola sot ( dje) dhe më tha se në Vlorë është i lumtur. Pra, Alvesh thotë se është i lumtur në Vlorë, në këto kushte, nëse e duan, të vijnë të bisedojnë me ne dhe kemi edhe ulje çmimi. Ky është mesazhi im për Tomin dhe të birin", përfundoi Idrizi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania