Panorama Sport (Albania)

I pëlqejnë sfidat e aventurat, ja pse Inzagi mund të pranojë

-

Në një analizë të bërë nga "Gazzetta Dello Sport" mbi mundësinë që Inzagi ka për të drejtuar Shqipërinë, renditeshi­n disa nga arsyet që e afronin atë me fanellën kuqezi, por edhe të tjera që e bënin thuajse të pamundur. Në fakt, më shumë arsye e quanin thuajse të kryer faktin që ai mund të pranojë për të nisur një aventurë të re. Pse mund të pranojë?

* Të stërvitësh një ekip kombëtar nuk të vjen rasti shpeshherë në jetë dhe në karrierën si trajner, prandaj Inzagi po e shqyrton me vëmendje këtë pjesë.

* Nuk trembet asnjëherë nga sfidat dhe nga aventurat e reja. Mori Venecian në Lega Pro dhe arriti ta ngjiste në Serinë C.

* Ai nuk është nga ata që punojnë për të fituar sa më shumë dhe çështjen ekonomike e nxjerr gjithmonë në plan të dytë, prandaj Shqipërinë e sheh si një mundësi për të treguar vlerat si trajner. * Nëse pranon, do të ketë sfidën e jetës kundër Italisë në eliminator­et e kampionati­t botëror. Edhe Spanja është një duel joshës për të, mund t'i bëjë nder Italisë.

Pse mund të refuzojë?

* Ambienti i panjohur dhe fakti që historia që Shqipëria arriti duke u kualifikua­r në Europian mund të jetë i papërsërit­shëm.

* Inzagi kërkon të marrë me vete 6-7 bashkëpunë­torë nga stafi i tij dhe këtu mund të ngecen bisedimet për transferim­in e tij në Tiranë. * Ka nisur një projekt të bukur me Venecian dhe e ka të vështirë të shkëputet prej saj.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania