Panorama Sport (Albania)

Debutoi në Shqipëri si trajner, Melka: Dhurata më e bukur nga lojtarët

-

Trajneri i kombëtares Jani Melka u shpreh i emocionuar për suksesin e radhës kuqezi që i afron edhe më tej drejt kualifikim­it historik në Ligën e Europës. Por, përveç se rezultati që kënaqi të gjithë, dita e djeshme ishte e veçantë për teknikun Melka. Ai zbriste për herë të parë në tokën shqiptare, sikurse ai e cilëson, në postin e trajnerit të përfaqësue­ses. Kësisoj u shpreh mirënjohje­n lojtarëve për dhuratën që i bënë. "Sikurse e kam përmendur edhe më herët kjo ishte ndeshja më e rëndësishm­e përpara të nesërmes. Dhe kjo u duk në setin e dytë në ankthin që kishin lojtarët. Megjithatë luajtëm aq saç duhej për të fituar trepikëshi­n, sepse ishte detyrë e dyfishtë sot për të arritur një rezultat të tillë final, edhe ndaj kundërshta­rit dhe ndaj tifozërisë sonë. Nga ana tjetër do të theksoja që ishte ndeshja ime e parë si trajner në tokën shqiptare. Kisha edhe unë emocionet e mia dhe i falënderoj djemtë për dhuratën që më bënë sot. Ngarkesë psikologji­ke prej prezencës së tifozërisë? E vërteta është që prisnim në fakt më shumë tifozë. Uroj që kemi nesër më shumë që të na ndihmojnë. Në fakt, i druhesha pak psikologji­së prej tifozërisë, por jo. Me sa duket, edhe spektatori ka nivelin e vet edhe në volejboll dhe kjo na pëlqen", deklaroi fillimisht për mediat tekniku i kombëtares, Jani Melka. I pyetur se çfarë do të ndryshojë nesër ( sot) skuadra, ndaj Suedisë për të qenë më të freskët, Melka u përgjigj: "Nëse sot duhej të fitonim ndeshjen duke i bërë elementët teknikë më mirë sesa në ndeshjet e kaluara, nesër do të duhet që, përveç elementëve teknikë, do të duhet edhe zemra".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania