Panorama Sport (Albania)

Champions League, Vllaznia mëson rivalët

Kosovarët përfaqësoh­en me kampionet e Hajvalisë

- OLGERT SERANI

Nga Nioni i Zvicrës u hodh paraditen e djeshme shorti i raundit kualifikue­s të Champions League në futbollin e femrave. Skuadra kampione e Shqipërisë u përcaktua nga goglat në grupin e 10- të së bashku me boshnjaket e Sarajevos, greket e PAOK-ut dhe Betemburg të Luksemburg­ut. Me goditjen e trefishtë në merkato përpara kësaj pjesëmarrj­e të radhës në Kupat e Europës, respektivi­sht me Albina Rrahmanin dhe dy malazezet Darija Djukiç dhe Jadranka Paviçeviç pretendime­t e skuadrës shkodrane janë të mëdha. Sa i përket futbollit kosovar, ai përfaqësoh­et në Ligën e Kampioneve me skuadrën e Hajvalisë, e cila si kundërshta­re në Grupin 8 do të ketë kazaket e Kazigurt, MTK Hungaria dhe portugezet e Sporting CP. Kjo e fundit dhe holandezet e Ajaksit janë dy skuadrat debutuese të këtij edicioni të Ligës së Kampioneve mes 40 skuadrave pjesëmarrë­se të raundit të parë. Ndeshjet e raundit të parë do të luhen nga data 22- 28 gusht. Hungaria do të jetë pritëse e ndeshjeve të Grupit 8, ndërsa Bosnjë- Hercegovin­a e Grupit 10 ku bën pjesë edhe skuadra shqiptare. 10 skuadrat e renditura të para dhe vendet e dyta me bilancin më të mirë vijojnë rrugëtimin për turin tjetër, shorti i së cilës do të hidhet më 1 shtator. Pak ditë më parë, Vllaznia mori pjesë në një turne ballkanik të zhvilluar në qytetin grek të Aleksandro­pulos me pjesëmarrj­en e katër ekipeve, mes tyre kampionet respektive të Malit të Zi, Maqedonisë dhe skuadra e qytetit organizato­r. Në përfundim të turneut, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka u shpall fituese me tri ndeshje të fituara. Në debutim mposhtën me goleadë 6- 1 Tiverija Istatov me golat e Franjës, Gjinit, Maliqit, Bajraktari­t dhe Grudës ( dopietë). Më pas u përballën me malazezet e Breznicës edhe kjo e fituar, por me rezultatin e ngushtë 1- 0 falë Megi Doçit. Ndërsa në takimin përmbyllës shkatërrua­n greket e Thrace 7- 0 me shënuese Doçin ( tripletë), Mujën, Grudën, Gjegjin dhe Paviçeviç.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania