Panorama Sport (Albania)

Provat e lira, Verstapen bën ligjin në Azerbajxha­n

-

Nën shenjën e Red Bullit. Pas sesionit të parë të provave të lira, Maks Verstapen ka dominuar gjithashtu edhe në sesionin e pasdites të "Grand Prix"-it të Azerbajxha­nit. Koha e realizuar nga piloti holandez ishte 1'43"362 duke e përfunduar përpara Mercedesit të Valteri Botas (1'43"462) dhe shokut të skuadrës Daniel Riçiardo (1'43"473). Më pas erdhën Ferrari i Kimi Raikonen (1'43"489) dhe Sebastian Fetel (1'43"615). Vetëm kohë e dhjetë për Mercedesin e Luis Hamilton, i cili e përfundoi sesionin e dytë me kohën 1'44"525 vetëm me gomat e buta. Testet u pezulluan për disa minuta pas aksidentit në mes të sesionit të Zholion Palmer me Renault. Ndërkohë Fetel ka zbuluar se do të marrë në konsiderat­ë të ardhmen e tij me Ferrarin në pushimet e verës. Lideri i kampionati­t botëror e mbyll kontratën në fund të sezonit dhe mësohet se i është dhënë një afat deri në Çmimin e Madh të Italisë për të vendosur nëse ai dëshiron ta rinovojë bashkëpuni­min me "kokëkuqen". Në fakt, vetë gjermani nuk është në dijeni për një afat të tillë, por do të shfrytëzoj­ë verën për të nisur negociatat se ku do të garojë nga 2018-ta dhe më tej. "Nuk e di nëse ekziston një afat kohor, ndoshta më duhet të pyes dikë. Normalisht kontrata fillon nga 1 janari dhe mbaron më 31 dhjetor, kështu që afati është ndoshta më 31 dhjetor. Unë mendoj se për momentin jemi në një fazë shumë të zënë të sezonit me shumë gara që vijnë në një kohë të shkurtër. Ndoshta në verë përgjatë pushimeve do të kemi pak më shumë kohë", u shpreh Fetel. Piloti 29-vjeçar nga Hepenhaimi ka pranuar megjithatë se preferenca e tij e parë do të ishte qëndrimi te Ferrari, një ekip ku ai ndihet shumë komod.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania