Panorama Sport (Albania)

Holandë, Vinales dominon në provat e lira

-

Maverik Vinales i "djeg" të gjithë me kohën më të shpejtë të sesionit të dytë të provave të lira në Çmimin e Madh të Holandës. Piloti spanjoll i Yamahas, pas një ndërprerje­je të vogël të detyruar për shkak të shiut, realizoi një kohë të jashtëzako­nshme 1'33:130, duke lënë pas një tjetër Yamaha atë të Tech3 të Jonas Folger (+0.367 sekonda). Pas tyre u pozicionua Honda e Mark Markez (+0.652) dhe Doviciozo me Dukati (+0.660 sekonda). Koha e gjashtë u shënua nga Valentino Rosi (+0.700), ndërsa jashtë "top 10"es mes pilotëve më të mirë mbeti Horge Lorenco. Kështu piloti katalunjas rikthehet në formën e "Top Gun" dhe kap kohën më të shpejtë në fundin e një sesioni të kushtëzuar nga moti i qëndrueshë­m. Një shenjë e reshjeve të shiut e ndërpreu sesionin për një çast, por me rikthimin e tij në pistë Maverik e bën menjëherë të qartë dhe rinis të garojë me kohë të frikshme. Në fund i vetmi nga kundërshta­rët që tentoi t'i afrohet (rreth tre të dhjetat e gjysmë) është Jonas Folger, me një Yamaha Tech 3 i cili konfirmon ndjesitë pozitive me pistën pas kohës së dytë që realizoi në sesionin e parë të provave të lira. Markez ka kohën e tretë më të shpejtë, por gjashtë të dhjetat më shumë nga bashkëkomb­ësi. Koha e katërt dhe e gjashtë për dyshen Doviciozo-Rosi. Të dy italianët janë ngjitur praktikish­t HRC-së së Markez, por mbeten mjaft larg nga Vinales. Midis tyre ndodhet Honda LCR e Kraçlout (i pesti) duke vijuar me Petruçin, Zarkon, Bautistën dhe Pedrozën që kompleton dhjetëshen e parë. Sot, kushtet atmosferik­e në fakt nuk parashikoj­në asgjë të mirë, me shiun që pritet në nisë në mëngjes dhe të vazhdojë deri në mbrëmje vonë, duke vënë në rrezik mundësinë e përmirësim­it të kohëve të pilotëve në sesionin e tretë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania