Panorama Sport (Albania)

Jankulovsk­i: Milani zbret Juven nga froni në 2018

“Besoj te ringjallja e ‘Djallit’, por Donaruma më zhgënjeu”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Iintervist­uar nga e përdit shmja italiane "Il Matti no", ish-mbrojtësi i Milanit, Marek Jankulovsk­i, ka folur për situatën e Milanit dhe futbollin italian në përgjithës­i. Për çekun, edhe çështja "Donaruma" është një problem që duhet zgjidhur sa më shpejt, sidomos në prag të fazës përgatitor­e ku skuadra duhet të japë maksimumin për këtë rikthim në kupat europiane.

Marek, sa ju mungon futbolli?

Ka nevojë ta them? Më mungon gjithçka, që nga aroma e barit deri te vështirësi­të e stërvitjev­e. Kam qenë shpesh në "Milanelo", më duket sikur nuk jam larguar kurrë nga Milani.

Meqë e përmendët Milanin, si ju duket skuadra që po ndërtohet?

Po bëhen investime për të rikthyer klubin aty ku meriton të jetë. Nuk është e lehtë, pasi nuk mjaftojnë vetëm paratë. Shpresoj që Montelës t'i jepet koha e duhur.

Po çështja "Donaruma"? Telenovelë­n e Xhixhos e kam ndjekur me vëmendjen nëpërmjet shtypit. Isha i bindur që do të rinovonte dhe që do të bëhej legjendë e Milanit për 10-15 vitet e ardhshme. Më duket një djalë i zgjuar, shpresoj ta mendojë edhe një herë largimin e tij.

A mjaftojnë 5 milionë për një 18-vjeçar?

Nuk e di nëse është vërtet çështje parash. Si futbollist më ka habitur shumë në nivel pjekurie dhe cilësie.

Ju e njihni nga afër Raiolën, vërtet është kaq i rreptë?

Nuk e di si janë punët mes Raiolës dhe Milanit, këto situata nuk gjykohen dot po nuk ishte në brendësi të tyre. Jeta të ofron rrugë dhe duhen bërë zgjedhje, sidoqoftë unë nuk e di si do të përfundojë. Kam lexuar se Milani po përpiqet të rivendosë

kontaktin mes palëve. A e ndiqni Serinë A? Nuk shkëputem dot nga Italia dhe kampionati juaj. Vitet e fundit, Juventusi ka hasur vetëm rezistencë­n e Napolit dhe Romës, shpresoj që nga sezoni i ardhshëm në lojë të futen edhe Milani dhe Interi. Besoj se kuqezinjtë i kanë të gjitha mundësitë për t'i vjedhur Juves fronin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania