Panorama Sport (Albania)

Spaleti premton goditje në merkato

“Do afrojmë dy qendërmbro­jtës, por më parë duhet të vlerësojmë lojtarët që kemi”

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Trajneri i Interit, Luçiano Spaleti, ka dhënë një intervistë të gjatë për gazetën "Il Giorno", ku ka folur rreth "projektit" Inter, për merkaton dhe për të shkuarën.

Çfarë projekti keni ndër mend për t'i rikthyer Interit nderin, ashtu siç keni thënë edhe gjatë prezantimi­t tuaj si trajner i zikaltërve?

Nuk kam ndonjë projekt të veçantë t'ju them të drejtën. Gjithë bota zikaltër kërkon të vërtetën dhe ky është çelësi për të tashmen dhe të ardhmen. Një ose dy vite mund të shkojnë keq, por kaq vite është shumë. Duhet të ndryshojmë dhe të gjejmë vazhdimësi, Pioli u duk se ia doli, por gjithçka u rikthye si më parë. Detyra ime është ta rikthej Interin aty ku i takon në Itali, Europë dhe botë, sigurisht që me përforcime­t e duhura në mbrojtje dhe duke pasur kujdes "fair play"- in financiar. Këtë gjë nuk e them si trajner i Interit, por si njohës i botës së futbollit, ku emri i zikaltërve është shumë lartë.

Keni krijuar një ide për Interin nga jashtë?

Në fillim futesh në familje, diskuton, krijohen konfidenca dhe solidarite­t dhe më pas mendojmë se si të veprojmë për të arritur rezultatet që dëshirojmë.

Marota ka thënë që problemi i Milanit dhe Interit është sepse nuk kanë një familje pas shpatullav­e, si Anjelit...

Kam qenë në Kinë dhe kam njohur pronarët e rinj të zikaltërve, një realitet i jashtëzako­nshëm. Kam njohur edhe ' familjen', janë njerëz që duan të fitojnë dhe të bëjnë investime të rëndësishm­e për të rritur nivelin e futbollit në Itali dhe Kinë.

Nëse bëni mirë në Milano do të transferoh­eni në Kinë?

Eksperienc­at jashtë Italisë nuk më mungojnë, në Shën Pitërsburg më duan ende dhe të mos harrojmë që në Kinë është emëruar një trajner mjaft i zoti si Fabio Kapelo. Për t'iu rikthyer edhe një herë 'familjes', dua të them se kam pasur një takim mjaft të bukur me Moratin kur isha trajner i Romës dhe kam ndier dashurinë e një familjeje shumë të madhe. Duhet të punojmë që të rikthehemi në ato ditë, ato rezultate dhe unë dua që t'ia dal falë impenjimit kolektiv.

Kur thoni që Interi ka një skuadër me lojtarë

shumë të mirë, tifozët mendojnë se kjo do të jetë një merkato... pa goditje të mëdha...

Kërkojmë dy qendërmbro­jtës kualitativ­ë dhe mund të mendojmë për lojtarë të tjerë nëse shesim ndonjë lojtar. Do vendos se çfarë do bëjmë, duke mos u bazuar te skema 4-2-3-1. Pavarësish­t numrave, unë do të flas me të gjithë lojtarët, do përpiqem të kuptoj se cilat janë objektivat e tyre dhe se sa të gatshëm janë të sakrifikoh­en për këtë fanellë, sepse ata e dinë se çfarë ka ndodhur gjatë këtyre

viteve e këtë gjë nuk duhet ta fshehim. Më pas do të veproj siç bëj gjithmonë: në mënyrën time.

Kur shpreheni që mund të aplikoni edhe mbrojtjen me tre lojtarë, keni frikë se mos ngjall të njëjtin debat si ai i Gasperinit, i cili nuk u mbështet nga populli zikaltër?

Mund të aplikoj modulin që përdor Souza ( ish- trajneri i Fiorentinë­s) që luan me tre mbrojtës e gjysmë ose katër e gjysmë. Ai është i zoti, përdor mbrojtjen me tre kur ndërton lojën dhe atë me katër kur e sulmojnë. Unë

marr përgjegjës­itë që të respektoj fantazinë, por që të vendos edhe rregull. Kur ke disa lojtarë të mirë, nevojitet që të hyjnë në sintoni me trajnerin e tyre.

Do bëni rrotacion në ekip gjatë sezonit?

Varet nga raporti që do krijohet midis lojtarëve. Në fillim duhet që të krijoj një bazë të fortë, më pas dhomën e zhveshjes, stërvitjet, fjalimet që do përdor, pasi fjalët krijojnë një situatë akoma edhe më shumë precize. Nuk e filloj asnjëherë një fjalim duke u thënë lojtarëve ' për mua jeni të gjithë njësoj',

por duke u thënë ' për mua jeni të gjithë të ndryshëm'. Duhet të fillojmë nga dëshira, pasioni... E dimë që skena do të dominohet nga Juventusi, Roma dhe Napoli, por ne duhet të rikthehemi si protagonis­të.

Si shkon bashkëpuni­mi me Valter Sabatinin?

Nëse unë do të isha president, do detyroja trajnerin dhe drejtorin sportiv që të jetonin poshtë të njëjtës çati, që të flisnin gjithmonë, për t'u vendosur emra hipotezave, për të luftuar bashkë dhe për të fituar. Të fitosh është gjithmonë bukur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania