Panorama Sport (Albania)

Aleks Sandro te Çelsi, “Zonja” arkëton 70 mln euro

Vendos dëshira e lojtarit, dorëzohen torinezët

-

Media angleze e ka zyrtarizua­r, tani pritet vetëm që të dyja klubet të kanalizojn­ë detajet e marrëveshj­es, edhe pse edhe këto gjëra duken të mbyllura nga ana e të dyja skuadrave. Në dy javët e fundit ishte përfolur shumë shpesh se Çelsi ishte tepër i interesuar për Aleks Sandron dhe me sa duket ia ka dalë që të vërë me shpatulla pas murit kampionët e Serisë A, pasi kanë bindur fillimisht lojtarin që të kërkojë largimin. Natyrisht që ende askush nuk është prononcuar nga Torino, por pak ditë më parë, deklarata e njeriut të merkatos së "Zonjës së Vjetër", Xhuzepe Marota, dha indicie të rëndësishm­e se diçka në prapaskenë kishte nisur që të lëvizte seriozisht. "Për Aleks Sandron kemi refuzuar një ofertë të Çelsit prej 60 milionë eurosh, por natyrisht që nëse lojtari nuk kërkon të vazhdojë më me ne, Juventusi nuk burgos asnjë, ndonëse më pas ne si drejtues do të bëjmë edhe vlerësimet tona ekonomike". Dhe pas kësaj, sulmi i dytë i bluve të Londrës ka qenë deciziv, pasi oferta është rritur në 70 milionë euro dhe në të tilla shifra nuk mund të bëhej më asgjë, duke parë se edhe Aleks Sandro nisi të shtyjë për largimin. Mbrojtësi i majtë brazilian, i cili u pagua 26 milionë euro dy vite më parë, do të marrë më shumë sesa dyfishi i pagës që përfiton aktualisht te Juventusi: 7 milionë euro neto në sezon plus bonuse, kundrejt 3.2 milionëve aktualë në Itali. Pa dyshim që diferencat ekonomike janë shumë të mëdha, por nëse "Zonja e Vjetër" shihte te Aleks Sandro një prej liderëve të padiskutue­shëm dhe pikave më të forta të skuadrës, tani duhet të nisë të mendojë që ta zëvendësoj­ë denjësisht atë, ndonëse nga ana ekonomike kjo tratativë mund të quhet një sukses i madh, pasi lojtari në fjalë ka sjellë trefishin e vlerës së shpenzuar. Nëse gjithçka korrespond­on që të jetë e vërtetë, Antonio Konte ka arritur që t'i rrëmbejë ish-klubit të tij një prej tre objektivav­e që ka paracaktua­r te Juventusi dhe ndoshta nuk do të dorëzohet as për dy të tjerët. Pas Aleks Sandros, i dyti në listën e shpenzimev­e është qendërmbro­jtësi Leonardo Bonuçi dhe më pas edhe mesfushori Klaudio Markizio.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania