Panorama Sport (Albania)

Një ekip vetëm me gjermanë, po realizohet ëndrra e Hënesit

-

Skuadra e Bajernit është duke u rikthyer në konceptin e vjetër të transferta­ve bavareze, ku pas Syle, Rudi dhe Gnabri tashmë pritet të bashkohen me ta edhe Brandt me Goreckën. Në verën e vitit 2018, lojtari i ri i kombëtares, Brandt, mund të transferoh­et nga Leverkusen drejt kampionëve gjermanë mesa raporton gjermania "TZ". Gjithashtu edhe vetë ai e ka pranuar se mes tij dhe klubit bavarez ka pasur shkëmbime mesazhesh, por deri më tani ende pa një rezultat. Niklas Syle, Sebastian Rudi, Serzh Gnabri dhe me shumë mundësi edhe Leon Gorecka me Marvin Platenhard mund të bëhen pjesë e skuadrës së kampionëve gjermanë ku do të realizonin ëndrrën e kreut Hënes. "Uli Hënes gjithmonë ka ëndërruar një Bajern me lojtarë nga kombëtarja gjermane", ka thënë në një intervistë Tomas Myler menjëherë pas fitores së kupës së botës në vitin 2014, pra një strategji e cila i përkiste vizionit Hënes. Dhe për këtë skuadra bavareze po përpiqet ta vërë në veprim atë që dikur shihej si një dëshirë për klubin e kampionëve gjermanë. Sa më shumë lojtarë nga kombëtarja e teknikut Lëv, do ta bënin kreun bavarez edhe më të lumtur. Diçka e tillë ka ndodhur në vitet ' 90, kur Hënes bëri blerjet si Kahn, Matjeus, Efenber, Shol dhe Klinsman. Në prag të kupës së botës në vitin 2006 e njëjta gjë ndodhi me Balak dhe Daisler. Edhe në atë 2014, po ashtu me Nojer, Boateng, Kros dhe Gëce. Por kjo gjë mund të ndodhë edhe tashmë, gjithçka kërkohet është paksa kreativite­t dhe bashkëpuni­m mes trajnerit Ançeloti dhe Lëv për të sjellë në jetë ëndrrën e vjetër të kreut bavarez, Uli Hënes. Por ideja e një skuadre të tillë, mund të sjellë nga ana tjetër rënien e nivelit të lojtarëve të kombëtares. Megjithatë, sipas burimeve, diçka e tillë mund të evitohet falë menaxherit të klubit bavarez, Mikael Reshke, i cili ka arritur të bëjë disa blerje të mira me një shumë jo shumë të lartë deri më tani: Kingsli Koman( 21 mln euro), Duglas Kosta(30 mln euro) dhe Renato Sançez(35 mln euro). Megjithatë, një strategji tjetër e bavarezëve është edhe blerja e "granatave", ndaj ideja e një Bajerni me lojtarë të kombëtares mbetet ende e paqartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania