Kukësi humbet 7-0, akuzon “Federbet”: Ishte e fiksuar!
Kompania e monitorimit të basteve denoncon lëvizjet e çmendura të koeficientëve. Reagon klubi: Ndikoi lodhja nga udhëtimi...
Embani mend rekordin e Kukësit me 35 ndeshje radhazi në kampionat pa humbje? E mbani mend kur drejtuesit e klubit verior krenoheshin për faktin se nuk ishin përmendur në asnjë raport të UEFA-s apo kompanive të monitorimit të basteve për ndeshje të dyshuara në këto pesë vite? Mirëpo, kur nuk kanë kaluar asnjë 30 ditë nga shpallja kampion për herë të parë, dje një miqësore e Kukësit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale për shkak të një humbje turpëruese 7-0 në Austri ndaj skuadrës së Superligës vendëse, Volfsberger. Por nuk është kjo më e keqja, pasi ndodh që edhe të mposhtesh në fushë me këto shifra. As më pak e as më shumë, por vetë kompania e monitorimit të basteve, "Federbet", e cila denoncoi pak vite më parë klubin e Skënderbeut, ka hedhur dyshime të forta se miqësorja e djeshme Volfsberger-Kukësi 7-0 ishte e trukuar.
QËNDRIMI
"Ndeshjet miqësore filluan dhe menjëherë koeficientë të çuditshëm mahnitës gjatë takimit: Volfsberger-Kukësi 70!! Për të ardhur keq që asgjë nuk ndryshon, aktorët janë gjithnjë të njëjtët dhe ndeshjet miqësore shndërrohen në ushtrime për fiksimin e rezultateve", denonconte dje në faqen zyrtare në "Facebook" kompania e monitorimit të basteve, "Federbet". Ndërkohë, pak minuta pas përfundimit të miqësores, klubi i Kukësit, në faqen zyrtare në "Facebook", ndër të tjera për humbjen në miqësore shkruante: "Një rezultat shumë i keq, por lodhja e rrugës ndikoi. Vazhdojmë stërvitjen për të parë përpara". Gjithsesi, dje në mbrëmje "Panorama Sport" është përpjekur të kontaktojë me vetë presidentin Safet Gjici, por ky i fundit nuk ka qenë i disponueshëm, ndoshta edhe prej faktit të angazhimit në fushatën zgjedhore. Kjo është hera e parë që një kompani e monitorimit të basteve që bashkëpunon me UEFA-n hedh dyshime për
ndeshje të Kukësit.
NDESHJA
Trajneri Ernest Gjoka hodhi në fushë nga minuta e parë formacionin me të cilin ka luajtur një pjesë dërrmuese të ndeshjeve të Superiores sezonin e shkuar. Megjithatë kjo nuk mjaftoi që të shmangte