Panorama Sport (Albania)

Zeman, apel Partizanit: Moxhi i falimenton klubet

Merkato, Osijek u jep "demave" 150 mijë euro për Fejzullahu­n

- ILIR CARA

Trajneri i Peskarës së Ledian Me mushajt, Zdenek Zeman, njihet si një nga personazhe­t më të mëdhenj anti-Juventus në botën e futbollit. Ai nuk ngurron t'i sulmojë bardhezinj­të apo drejtuesit e tyre sa herë që i jepet mundësia. Marrëdhëni­a e tij me ish-drejtorin e Juventusit, Luçiano Moxhi, dihet që nuk është aspak e mirë. Antipatia e Zemanit për Moxhin ka nisur që në kohën kur ai e refuzoi si trajner të bardhezinj­ve, ndonëse ekzistonte një akord që ai të ulej në stolin e Juves. Më pas çeku ka qenë një kritik i madh i Juventusit dhe ish-drejtorit Moxhi, kryesisht për përfshirje­n e "Zonjës së Vjetër" në skandalin e "Calciopoli­t". Sa herë i jepet rasti, Zeman kalon në ofensivë ndaj Moxhit, madje në prononcimi­n e fundit ai paralajmër­on edhe Partizanin se çfarë mund ta gjejë nga drejtimi i ish- drejtorit bardhezi. "Është kthyer të punojë në Shqipëri, por edhe në Itali, pavarësish­t pezullimit, ka në dispozicio­n radio, gazeta dhe televizion­e. Nuk e kuptoj kush e kërkon. Mendojnë se ai mund t'u zgjidhë problemet. Por, sipas meje, ka bërë të falimentoj­në shumë klube", tha Zeman gjatë një interviste për "Corriere della Sera", kur u pyet për rikthimin e Moxhit në drejtimin e Partizanit.

POLEMIKAT

Ndërsa në prill të këtij viti, kur u mësua afrimi i Moxhit te Partizani, Zeman u shpreh kështu për këtë lëvizje: "Ai ka thënë se do të dilte nga futbolli 10 apo 15 vite më parë. Por, pavarësish­t dënimeve, ai është gjithmonë në futboll. Ndaj, nuk jam aspak i çuditur që është rikthyer në futboll dhe në Shqipëri. Mendoja se e kishte mbyllur me futbollin në vitin 2016, e ka thënë ai vetë. Tekefundit, nuk më befason ky vendim i tij, shpresoj që të mos bëjë dëme edhe në Shqipëri". 80-vjeçari është i plotfuqish­mi i Partizanit të sezonit të ri. Moxhi, me përgjegjës­itë që ka marrë, ka shkrirë postin e drejtorit të përgjithsh­ëm, pasi ai më shumë është administra­tor i klubit. Thuhet se ai nuk ka rrogë te Partizani, por pritet të marrë pjesën e tij të fitimit nga bilanci vjetor i Partizanit të sezonit 2017-2018. Përveç shitjes së lojtarëve, te bilancet bëjnë pjesë edhe arkëtimet që klubi do të kryejë nga pjesëmarrj­a në Europë, por edhe kontratat sponsorizu­ese, apo aktivitete të ndryshme fitimprurë­se.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania