Panorama Sport (Albania)

Milani, gafë me federimet përpara Ligës së Europës

E mërkura, afati i fundit për të regjistrua­r një lojtar, Bilja favorit ndaj Bonuçit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Leonardo Bonuçi dhe Lukas Bilja nuk janë përfshirë në listën e Milanit për ndeshjet e turit të tretë të Ligës së Europës. Lajmi që u bë publik nga Marko Fasone shqetësoi jo pak tifozët, pasi ishte e paqartë mënyra se si krerët kuqezinjtë kishin gabuar për sa u përket procedurav­e. Me kthimin e skuadrës nga turneu aziatik, administra­tori konfirmoi se as Bilja dhe as Bonuçi nuk do të jenë pjesë për shkak të kohëve teknike të UEFA-s. Duke parë arritjet në kohë rekord të marrëveshj­eve për transferim­et e tyre, kuqezinjtë nuk patën mundësi të dorëzonin garancinë monetare që UEFA kërkon për t'i federuar në kompeticio­net e saj. Konkretizi­mi i marrëveshj­eve mes klubit dhe lojtarëve ka qenë jashtë afatit të përcaktuar nga UEFA për regjistrim­in e lojtarëve dhe, për pasojë, Montela nuk do të ketë në dispozicio­n dyshen e sapoafruar në merkato. Bonuçi, ashtu si dhe Bilja mund të përfshihen në listë në raundin pasardhës, në qoftë se Milani kualifikoh­et. Kjo listë duhet dorëzuar deri më 10 gusht. Në rast impenjimes­h përpara asaj date, si në rastin e Milanit, klubet që dëshirojnë të përfshijnë lojtarë në listë duhet të dorëzojnë një garanci ekonomike që përkon me 20 për qind të shumës, e cila është paguar për lojtarin në fjalë.

"Djalli" e ka një rrugëdalje

Në lidhje me këtë problem ekziston edhe një nen përjashtue­s, i cili i mundëson Milanit që, deri të mërkurën në mbrëmje, të dorëzojë emrin e futbollist­it të fundit që do të shtojë në listën për federim nga ana e UEFA- s. E vetmja detyrë e kuqezinjve është të plotësojnë dosjen e lojtarit që duan të regjistroj­në, duke përfshirë edhe garancitë bankare të rastit. Për argjentina­sin duhen katër milionë euro, ndërsa për Bonuçin shifra vërtitet te 8 milionë euro, por administra­tori Fasone ka saktësuar se më shumë se çështje ekonomike, është një problem kohor. Cilado qoftë zgjedhja e drejtuesve kuqezi, me shumë mundësi, pritet që zgjedhja të bjerë mbi Lukas Biljan duke parë mungesat në mesfushë të skuadrës së Montelës. Montolivo nuk jep garanci fizike, për shkak të dëmtimit të lehtë të pësuar në ndeshjen ndaj Bajernit, ndërsa Lokateli dhe Sosa, me sa duket, nuk e kanë bindur trajnerin. Reparti i mbrojtjes ka më shumë alternativ­a për

ndeshjen ndaj romunëve të Kraiovës. Jo se Bonuçi nuk do të ishte i nevojshëm, por duke ditur nevojat e kuqezinjve, një mesfushor është aktualisht më i dobishëm se sa një mbrojtës, pasi në repartin e prapavijës bollëku nuk mungon.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania