Panorama Sport (Albania)

Osijeku u ofron 150 mijë euro të kuqve për Fejzullahu­n

Partizani parimisht është dakord ta shesë mbrojtësin, por varet nga largimi i një titullari të kroatëve

-

Partizani i sezonit 2017-2018 pritet që të marrë rrugë pas prezantimi­t të trajnerit të ri, Mark Iuliano. Ish-mbrojtësi i Juventusit të mërkurën nis zyrtarisht aventurën e tij si trajner i "demave të kuq". Për momentin, nuk dihet se cilat janë planet e Moxhit dhe të Iulianos për lojtarët që vijnë nga pushimet e përfituara pas eliminimit nga Liga e Europës. Përveç përforcime­ve, të nevojshme në çdo repart janë që të ketë edhe largime apo shitje lojtarësh kundrejt përfitimit financiar. Një nga futbollist­ët më të lakuar në dy sezonet e fundit për t'u transferua­r jashtë vendit është mbrojtësi Arbnor Fejzullahu. `Gjithsesi, 24-vjeçari mbetet pjesë e Partizanit, i cili me gjasa mund ta shesë këtë verë mbrojtësin nga Presheva. Gjatë ditëve të fundit në skenë ka dalë një destinacio­n i ri për mbrojtësin e djathtë të "demave", pikërisht bëhet fjalë për Osijekun. Klubi kroat duket i dashuruar me lojtarët shqiptarë, apo me të huajt që aktivizohe­n në Superiore. Nga burime pranë klubit bëhet me dije se kroatët kanë nisur bisedimet me kryeqyteta­sit për shërbimet e 24-vjeçarit. Osijeku është i gatshëm të derdhë në arkat e të kuqve 150 mijë euro për kartonin e Arbnor Fejzullahu­t, ofertë e cila mësohet se është pranuar edhe nga Partizani. Parimisht, ekziston një akord që Fejzullahu të kalojë tek Osijeku, ku mund të bashkohet me mesfushori­n e kombëtares shqiptare, Eros Grezda, dhe sulmuesin shqiptar nga Maqedonia, Myzafer Ejupi. Por kalimi i tij është me kusht. Klubi kroat synon që gjatë kësaj merkatoje të shesë mbrojtësin e djathtë kundrejt një përfitimi të majmë dhe në vend të tij do që të afrojë Fejzullahu­n. Pra, transferim­i i mbrojtësit të Partizanit te klubi kroat është i varur nga fati që do të ketë lojtari që luan në këtë rol tek Osijeku. Më herët për këtë rol klubi kroat kërkoi edhe Albi Dokën e Tiranës, por transferim­i i 20-vjeçarit ka mbetur pezull nga mosgjetja e akordit financiar mes klubeve. Për Arbnor Fejzullahu­n u përfol edhe për një interesim nga Zvicra në të njëjtat shifra si të Osijekut, ku ish-zv.trajneri i Kombëtares, Paulo Tramexani, donte që ta afronte te Sioni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania