Panorama Sport (Albania)

Luftëtari në udhëkryq, ja prapaskena­t me Milinkoviç­in

Klubi nuk reagon, por mbrohet me kontratën

-

Kur pothuajse te të gjitha skuadrat e Kategorisë Superiore ka pasur lëvizje në drejtim të merkatos, apo edhe seancave stërvitore, një gjë e tillë nuk po ndodh te Luftëtari. Fillimisht, drejtuesit duhet të zgjidhin çështjen e trajnerit Milinkoviç, të cilin e kanë konfirmuar në krye të ekipit, por vetë serbi ka deklaruar se ende nuk ka folur me drejtuesit. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme gazeta është munduar të kontaktojë me presidenti­n Grigor Tavo, por ky i fundit ka qenë i padisponue­shëm. Situata nuk duket e mirë dhe lojtarët prisnin që të grumbulloh­eshin për të nisur stërvitjen, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe kjo i ka bërë të ndihen të pasigurt.

Nën zë ata pohojnë se u bënë dy muaj që nuk paguhen, pikërisht për majin dhe qershorin. Luftëtari është në "gjumë", edhe pse Tavo ka insistuar që nuk ka asgjë për t'u shqetësuar. "Panorama Sport" zbulon se që prej muajit maj drejtuesit e klubit kanë pasur kontradikt­a me njeriun qe drejton agjencinë "PPA World", Paskal

Papadopulo­s. Kjo e fundit ka sjellë në skuadër lojtarë si Bojom, Rexhinaldo etj.

Kontrata - Gazeta ka siguruar një kopje të kontratës së trajnerit Mladen Milinkoviç, ku dallohen edhe dy firma, një e presidenti­t dhe një e vetë serbit. Në pikat 12 dhe 13 të kësaj kontrate shkruhet: 12. Klubi do të ketë të drejtën të rinovojë kontratën në fjalë për një tjetër sezon (2017-2018). Për këtë arsye, Klubi duhet të informojë trajnerin në kohën e duhur me shkrim jo më vonë se më 30 prill 2017. Në rast se klubi vendos të ekzekutojë të drejtën e rinovimit të kontratës në fjalë për një tjetër sezon, atëherë klubi duhet t'i paguajë trajnerit një rrogë mujore prej 4 mijë eurosh dhe të njëjtat shuma për bonuset e rëna dakord në pikat 4 dhe 5 sa më lart. 13. Në rast se trajneri dëshiron të mbyllë këtë kontratë në çdo kohë të periudhës së vlefshmëri­së dhe të firmosë me ndonjë klub tjetër, ai duhet t'i paguajë klubit shumën neto prej 100 mijë eurosh si një klauzolë dorëheqjej­e". Tomor Shehu

 ??  ?? Faksimile e dy pikave të kontratës që klubi i Luftëtarit pretendon për rinovimin e trajnerit
Faksimile e dy pikave të kontratës që klubi i Luftëtarit pretendon për rinovimin e trajnerit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania