Panorama Sport (Albania)

“Humbje që s’djeg, nuk kemi drekuar ende të gjithë...”

Trajneri Alegri e merr me ironi disfatën

-

Nuk ka vend për alarme të kota apo për panik... Ishte dalja e parë sezonale e Juventusit dhe Masimilian­o Alegri për më shumë gjeti menjëherë përballë Barcelonën. Humbja 2-1 kundër spanjollëv­e, me titullarët bardhezi që zbritën në fushë vetëm në pjesën e dytë, nuk do t'i prishin absolutish­t gjumin trajnerit të kampionëve të Italisë. "Nuk kemi bërë ende një stërvitje të gjithë së bashku si grup, madje nëse doni ta dini, nuk kemi drekuar ende të gjithë së bashku si një grup i plotë. Prandaj, mund të them se kjo ndaj Barcelonës ishte një stërvitje mjaft e mirë. Jam i lumtur nga ajo që kemi bërë në aspektin individual, por tani e në vazhdim duhet të nisim që të rritemi si skuadër". Alegri duhej të përballej edhe me mbërritje të shkartisur­a në grumbullim, prandaj ishte e paevituesh­me që shumë prej tyre të ishin mjaft mbrapa me përgatitje­t. Për këtë arsye, ai e pa skuadrën e tij që të vuante në pjesën e parë, ndërsa në të dytën, me hedhjen në fushë të titullarëv­e, gjërat ishin pozitive. "Kjo humbje nuk djeg, nuk do të komplikojë kurrsesi udhëtimin tonë drejt startit zyrtar të sezonit. Kjo ishte një ndeshje për të kuptuar mbi të gjitha se cila është forma e atyre që kanë nisur fazën përgatitor­e nga dita e parë. Objektivi ynë kryesor është rikthimi në Itali pa të dëmtuar dhe të kuptojmë se cila është gjendja jonë fizike, pas këtij turneu, në mënyrë që të jemi

gati për Superkupën e Italisë". Kjo finale do të luhet më 13 gusht, në "Olimpiko", kundër Lacios. Duke parë që në "skenë" ishte edhe njeriu i merkatos së momentit, Nejmar, Alegri nuk ngurroi që ta kompliment­onte. "Le të themi se Nejmar bëri gjëra të mira... (qesh) Barcelona, jo vetëm është shumë e fortë teknikisht, por janë edhe më pak muskulozë

sesa ne dhe për këtë arsye e kapin më shpejt formën fizike. Kosta dhe De Shiljo? Juventusi ka një grup të shkëlqyer, por është normale që kemi ende shumë për të punuar dhe kjo është normale. Kosta dhe De Shiljo sapo zbarkuan në një realitet të ri, prandaj le t'i japim kohën që u nevojitet", përfundoi trajneri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania