Panorama Sport (Albania)

Inter, skarcimet mbajnë ‘peng’ merkaton e Spaletit

Takim i drejtuesve në Kinë, do të kërkohet një buxhet ekstra

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi është paraqitur në turneun e Kinës me dy fytyra të reja: Milan Shkrinjar dhe Borha Valero. Tifozët zikaltër po mërmërisin pakënaqësi­në e tyre, duke parë 200 milionët e shpenzuar nga kushërinjt­ë kuqezi gjatë harkut të kësaj merkatoje. Drejtuesit e Interit, duke nisur nga grupi i investitor­ëve "Suning", e deri te Valter Sabatini (koordinato­ri i merkatos zikaltër) janë paraqitur të qetë. Me ardhjen e Luçiano Spaletit në pankinën zikaltër, formacioni zikaltër duhet të nisë të marrë formë. Në pritje të blerjeve, megjithatë, tek Interi po mendojnë edhe vlerësimin e lojtarëve aktualë të skuadrës dhe për të ardhmen e tyre. Dita e djeshme ka qenë me shumë rëndësi në këtë aspekt. Deri më tani, zikaltrit kanë lëvizur, në krahasim me konkurrent­et e kampionati­t italian (për të mos folur për klubet e Europës) me hapa të ngadaltë. Si fillim, në qershor, klubi ishte i bllokuar nga akordi i firmosur me UEFA-n për "fair play" financiar. Përgjatë korrikut, drejtuesit kanë shpjeguar se merkaton po e bllokojnë lëvizjet në dalje. Tanimë, në gusht, tifozët po presin që diçka të ndodhë. I pari që duhet të vijë, është Matias Vesino nga Fiorentina, por po pritet edhe Dalber Henrike nga Nica. Mendohet se stafi teknik po përpiqet të bëjë blerje të kujdesshme, duke mos krijuar ngatërresa me afrimin e shumë lojtarëve për të njëjtin rol. Nuk mundet as të imagjinohe­t që Interi do të bëjë blerje si "kushërinjt­ë" kuqezi. Në fakt, Interi mendohet të ketë shpenzuar një pjesë jo të parëndësis­hme të buxhetit dhe do të jetë pikërisht ky diskutimi i krerëve në Nankin (qyteti ku ndodhet selia e grupit "Suning"), me drejtorin sportiv Piero Auzilio dhe koordinato­rin teknik Valter Sabatini që do të shprehin kërkesën për një buxhet ekstra, që do mundësohej nga shitjet. Por, qëndron fakti që zikaltrit po hasin vështirësi në gjetjen e një sistemimi për lojtarët "e padëshirua­r": lojtarët që duhet të shiten, kanë një kërkesë shumë të ulët dhe një pagë shumë të lartë. Ja përse Ranokia, Medel, Biabiani, Santon dhe Jovetiç nuk kërkohen. Mbetet e hapur edhe çështja "Perisiç". Kroati dëshiron të bashkohet me Zhoze Murinjon te Mançester Junajtid, pavarësish­t se Spaleti e cilëson si një element të rëndësishë­m për skuadrën, por që vetë trajneri ka pranuar se "dua të qëndroj,

e shesim vetëm për t'u përforcuar". Klubi po përshtatet me kufizimet financiare dhe po ndjek një rregull të caktuar: si fillim shesim, më pas blejmë.

BUXHET EKSTRA - "Suning", në fillim të merkatos, kishte menduar një buxhet total prej 150 milionë eurosh. Në të kundërt të asaj që duket, bëhet fjalë vetëm për një buxhet në letër. 80 milionë janë vendosur efektivish­t në dispozicio­n, por

70 milionët e tjerë drejtuesve interistë do t'u ishin mundësuar nga shitjet. Objektivi do jetë të përfitohen më shumë para nga "Suning" pa qenë nevoja të kryhen shitje të rëndësishm­e. Me shumë mundësi, kërkesa e zikaltërve do të jetë pikërisht 80 milionë euro, në këtë pikë. Investitor­ët nuk do kishin probleme ta pranonin si huadhënie, me kusht që një pjesë të rikthehej nga shitjet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania