Panorama Sport (Albania)

Humbet Juventusi, e “shkund” Nejmari

Dopietë e braziliani­t, torinezët zgjohen në pjesën e dytë

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

FQ. 16

Një super Nejmar shtrin Juventusin në daljen e parë sezonale për djemtë e Masimilian­o Alegrit. Në ndeshjen e parë të turneut "Internatio­nal Champions Cup", në Nju Jork, spanjollët fitojnë 2- 1: dopietë e braziliani­t, i shërbyer në mënyrë perfekte nga Mesi, ndërsa për bardhezinj­të goli mban firmën e Xhorxho Kielinit, me një goditje me kokë pas një goditje këndi në fillimin e pjesës së dytë. Për kampionët e Italisë u panë në fushë jo vetëm Dibala dhe Higuain, por edhe blerjet e reja si Kosta, De Shiljo, Shezni apo edhe Bentankur. NEJMAR SPEKTAKOLA­R

Nejmarit i mjafton një pjesë loje për të shtrirë në tapet Juventusin e Alegrit. Aspak i turbulluar nga zërat e merkatos, që tashmë e shohin fare pranë PSG-së, braziliani ofron 45 minuta të nivelit spektakola­r, duke realizuar dopietën që vlen fitoren 2-1 të Barcelonës. Në "MetLife Stadium", kuqeblutë zbresin në fushë pa Luis Suarezin, ndërsa Alegri pa Dibalën dhe Higuainin, duke ia dorëzuar sulmin Manxukiçit, të mbështetur nga Lemina, Bentankur dhe Sturaro. Por skuadra e stërvitur tashmë nga Valverde luan në ritme shumë të larta dhe për të zhbllokuar sfidën i mjaftojnë 15 minuta: Nejmar shkëmben me Alkaserin, përpara se të dërgojë topin pas shpatullav­e të Bufonit. Braziliani do të përsëritet edhe 11 minuta më vonë me një të djathtë precize, pasi kaloi si birila thuajse të gjithë mbrojtjen bardhezi, një numër prej "cirku", i cili ekzaltoi mbi 82 mijë të pranishmit në stadium.

KIELINI NUK MJAFTON

Në pjesën e dytë, me Juventusin në disavantaz­h 20, trajneri Alegri vendos të hedhë në fushë "armatimet" e rënda: Higuain, Dibalën, Aleks Sandron dhe Duglas Kostën. Paulo, me freskinë e tij, i ndryshon fytyrën Juves, duke realizuar disa numra teknikë që meritojnë duartrokit­jet nga tribunat njujorkeze dhe i krijon shumë probleme mbrojtjes së Barçës. Dhe pikërisht pas një aksioni personal të Dibalës, të mbyllur me një goditje këndi, vjen edhe shkurtimi i rezultatit nga kampionët e Italisë, me Kielinin që me kokë mposht Ortolan. Juventusi duket më i karikuar dhe shtyn me forcë përpara, por Higuain, që ka në këmbët e tij goditjen e golit të barazimit, e dërgon sferën mbi traversë. Pa dyshim që paraqitja e pjesës së dytë ishte shumë herë më e mirë për "Zonjën e Vjetër" pas zbritjes në fushë të dyshes argjentina­se, të cilët presin aktin e radhës më 26 korrik, në Majemi, kundër PSG-së.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Kielini feston golin për Juventusin
Kielini feston golin për Juventusin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania