Panorama Sport (Albania)

“Ballist” Morina do ekstradohe­t në Serbi

Avokati i Morinës: Vazhdojmë betejën, s’do të ndodhë asgjë

- OLSI TUJANI

Protesta nga tifozët në Shqipëri. Angazhim të strukturav­e qeveritare së bashku me FSHF-në, krahas miqve dhe familjarëv­e të "Ballist" Morinës, por asgjë nuk ka shërbyer: "Ismail Morina duhet të ekstradohe­t në Serbi". Ky ka qenë vendimi i dytë i dalë dje nga Gjykata e Shkallës së Parë në Dubrovnik, e cila edhe rreth 3 javë më parë kishte dhënë një vendim të ngjashëm rreth "Ballistit" që është i arrestuar në Kroaci.

RIGJYKIMI - Pas atij vendimi, apelimi në Gjykatën e Lartë kroate, i shoqëruar edhe nga një aktivizimi masiv i strukturav­e shtetërore shqiptare dhe jo vetëm, bëri që ekstradimi i tij të bllokohej. Gjykata e Lartë më pas vendosi që të kthente përsëri çështjen për shqyrtim në Shkallën e Parë, duke argumentua­r se ajo nuk ishte trajtuar siç duhej. Por Gjykata e Shkallës së Parë në Dubrovnik ka vendosur të zbatojë ekstradimi­n drejt Serbisë, ku Morina akuzohet për nxitjen e urrejtjes mes kombeve dhe feve. Sipas familjarëv­e të Morinës, ky vendim do të apelohet për të

dytën herë në Gjykatën e Lartë, brenda tre ditëve, për rishqyrtim. Ndërkohë, Ismail Morina ka bërë kërkesë edhe për azil politik, një tjetër masë e marrë nga përfaqësue­sit ligjorë të tij për të bllokuar ekstradimi­n në Serbi.

AVOKATI - Ndonëse Gjykata e Shkallës së Parë në Dubrovnik ka kopjuar vetveten për atë që vendosi disa javë më parë dhe ekstradimi i tifozit shqiptar duket se është vendosur përfundimi­sht, avokati i "Ballistit" është i bindur se diçka e tillë nuk do të ndodhë dhe këtë gjë e ka deklaruar në një deklaratë të dhënë për "Top Channel". Sipas tij, ky proces i dërgimit të Morinës para një gjykate serbe nuk do të bëhet asnjëherë realitet. "Rikthehet nga fillimi çështja e Ismail "Ballist" Morinës. Do të rishqyrtoh­et edhe një herë nga fillimi, ndërkohë që nuk do të ndodhë asnjë ekstradim. Vazhdon beteja ligjore, paralelish­t edhe procedura e azilit që ka kërkuar Ismail Morina", ka deklaruar avokati Darko Butigan.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania