Ekipi vjen sot, e "gdhin" në Kroaci
Skënderbeu kthehet sot në Shqipëri. Pas atij barazimi sa madhështor aq edhe dramatik, drejtuesit kanë vendosur që skuadra të mos fluturojë gjatë natës. Avioni do të merret vetëm sot, ndërsa destinacioni pritet që të jetë Durrësi. Skuadra me shumë gjasë nuk do të stërvitet, pasi stafi teknik do t'u japë mundësi që të rigjenerojnë forcat lojtarëve dhe nga nesër pritet që të nisë puna. Do të jetë një javë intensive, pasi edhe "misioni" është madhor. Barazimi ishte sa madhështor, aq edhe dramatik. E, megjithatë, bardhekuqtë nuk dorëzohen. Ata do të tentojnë që më 24 gusht, kur luhet ndeshja e kthimit, të tentojnë kualifikimin, me shpresën që këtë herë fati të jetë në krahun e tyre dhe jo të Dinamos.