Panorama Sport (Albania)

Pengu i Takajt: Pesë minutat shtesë ishin të ekzagjerua­ra

“Luajtëm në sulm në mes të Zagrebit, ndaj në Elbasan kërkoj me çdo kusht kualifikim­in”

- ARMAND HALILI

Skënderbeu ishte shumë pranë një re zultati historik në ndeshjen e djeshme ndaj Dinamos së Zagrebit, pasi ka dominuar për më shumë se 50 minuta në shtëpinë e tij një prej ekipeve më të forta të Kroacisë. Por, një gol i shënuar në minutën e fundit shtesë ka hidhëruar jo pak, lojtarët dhe drejtuesit bardhekuq që kanë ndjekur nga afër këtë përballje. I kontaktuar nga "Panorama Sport", menjëherë pas ndeshjes së djeshme, presidenti i Skënderbeu­t, Ardjan Takaj, është shprehur: "Natyrisht që jam i hidhëruar, pasi ishim shumë pranë fitores dhe kemi pësuar një gol në minutën e fundit. Është e dyta herë që na ndodh të ndëshkohem­i në fund, pas asaj ndeshjeje në Çeki. Jemi të mërzitur, por tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës", ka thënë Takaj, që ka rezerva edhe për pesë minutat shtesë që janë dhënë nga gjyqtari i katërt. "Të them të drejtën ishin pak të ekzagjerua­ra pesë minuta shtesë, por duhet ta pranojmë se Dinamo mund të kishte shënuar edhe më parë golin e barazimi, por po luante një lojë sulmuese. Por, në momentin kur u ndëshkuam, pothuajse kishte përfunduar gjithçka dhe për këtë ndiej keqardhje", ka vazhduar numri një i skuadrës korçare.

OBJEKTIVI - Barazimi 11 në një ndeshje të tillë është më se i pranueshëm dhe shanset për kalimin e Skënderbeu­t në fazën e grupeve të Europa Ligës janë të mëdha. Ndeshja e kthimit do të luhet në "Elbasan Arena", pas një jave dhe presidenti Takaj ka besim se skuadra e tij do të bëjë mrekullinë. "Objektivi ynë i vetëm mbetet kualifikim­i dhe këtë e theksoj me forcë edhe pse shanset janë 50 me 50. Ne luajmë futboll dhe në mes të Zagrebit kemi sulmuar dhe vënë në vështirësi kundërshta­rin, madje ishim shumë pranë fitores. Kështu që në "Elbasan Arena" lojtarët e mi të jeni të bindur se do të bëjnë gjithçka për kualifikim­in.

Nuk ka asnjë objektiv tjetër përveç kualifikim­it në turin tjetër dhe kam besim se do ta arrijmë", ka përfunduar Takaj. Në ndeshjen që do të luhet në Elbasan, pritet që të ketë një numër të madh tifozësh në përkrahje të Skënderbeu­t, ashtu siç ndodhi në takimin ndaj Mlada Boleslav. Korçarët janë të avantazhua­r, pasi kanë arritur të shënojnë në fushën kundërshta­re dhe një barazim pa gola i dërgon në fazën e grupeve. Pritet që gjatë javës klubi t'i bëjë thirrje tifozëve për mbështetje në këtë përballje.

 ??  ??
 ??  ?? Presidenti Takaj, kryebashki­aku Filo dhe ish-zv.kryeminist­ri Peleshi në tribunë
Presidenti Takaj, kryebashki­aku Filo dhe ish-zv.kryeminist­ri Peleshi në tribunë
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania