Panorama Sport (Albania)

Ermal Kuqo, post drejtues në NBA

Shqiptari renditet i pesti në hierarkinë e skuadrës elitë të basketboll­it amerikan

- OLGERT SERANI

Ish- basketboll­isti sh qiptar, njëherësh kapiten i kombëtares, Ermal Kuqo, është katapultua­r në karrierën e tij. Tashmë jo si sportist aktiv në një nga ekipet elitare, por me një post të rëndësishë­m pas lamtumirës që i dha parketit. E fjala është për "ajkën" e basketboll­it botëror, pikërisht në NBA. Shtatlarti­t shqiptar i është besuar një post drejtues në radhët e Los Anxhelos Klipers. Sipas asaj që bëhet publike në faqen zyrtare të një prej skuadrave më të njohura amerikane, Ermal Kuqo do të mbajë pozicionin e drejtorit ndërkombët­ar të zbuluesve të talenteve. Një detyrë mjaft e rëndësishm­e për Kuqon, i cili në hierarkinë e Los Anxhe- los Klipers pozicionoh­et i pesti mes qindrave anëtarëve në stafin drejtues. Falë karrierës së tij si sportist, kjo është shfrytëzua­r së fundmi edhe nga ana e kampionëve të Shqipërisë në basketboll për meshkuj, Tiranës, duke e afruar në kupolën drejtuese për sezonin sportiv 2017- 2018. Kuqo do ta niste karrierën e tij te Tirana ku do të luante në sezonet 1993-1995 për t'u transferua­r në kampionati­n turk me Fenerbahçe­n. Një start i frikshëm i Kuqos në basketboll­in profesioni­st, ndërsa ishte vetëm 15 vjeç. Në kampionati­n turk, Kuqo do të fitonte dy tituj kampion në vitet 2004 e 2005 dhe dy Kupa të Turqisë në 2006- ën dhe 2007-ën. Në verën e vitit 2004, përballë një zgjedhjeje të ekipeve kombëtare, ai zgjodhi Turqinë, e cila i dha atij mundësinë për të konkurruar në eventet më të larta, siç janë EuroBasket dhe Kampionate­t Botërore. Pasi luajti për përfaqësue­sen turke në dy kampionate europiane dhe kampionati­n botëror, në vitin 2010 ai vendosi t'i kërkojë FIBA-s t'i japë atij leje për të luajtur për Shqipërinë. Ai e udhëhoqi Shqipërinë duke shënuar në verën e vitit 2010 në ndeshjet e Divizionit B, me një mesatare 19 pikë/ ndeshje. Ai përfaqësoi ekipin kombëtar shqiptar për 4 vjet. Kuqo e mbylli karrierën në vitin 2015-2016 me ekipin e Ankarasë, Turk Telekom.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e Bordit Ekzekutiv të skuadrës të Los Anxhelos Klipers, pjesë e së cilës është bërë së fundmi edhe shqiptari Ermal Kuqo
Faksimile e Bordit Ekzekutiv të skuadrës të Los Anxhelos Klipers, pjesë e së cilës është bërë së fundmi edhe shqiptari Ermal Kuqo
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania