Panorama Sport (Albania)

SeriaA ngre siparin, të gjithë kundër Juves

Napoli pretendetj­a kryesore, por dy milanezet kanë uri

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Gjashtë vite radhazi kampionë të Ital isë, të cilët e shndërruan Juventusin në një legjendë, pasi askush në Serinë A nuk ka mundur të bëjë një seri të tillë, por me objektivin për të synuar edhe të shtatin. Natyrisht që asnjëherë nuk është e lehtë të përsërites­h, prandaj sezoni 2017- 2018, i cili do të ngrejë siparin të shtunën, në orën 18:00, pikërisht me kampionët në fuqi që do të presin në "Allianz Stadium" Kaljarin, do t'i jepet start këtij viti të ri futbollist­ik në Itali, i cili mund të mos jetë më aq dominues për Juventusin. Fakti që bardhezinj­të e parë kundër Lacios lanë disi për të dëshiruar, ndonëse ende shumë herët për të folur, mund të ndezë një kampionat, i cili paralajmër­on emocione të mëdha, duke parë edhe lëvizjet e shumta që kanë bërë sidomos dy skuadrat milaneze, me Milanin si "mbretëresh­ë" të merkatos. Natyrisht që, nëse Juventusi si kampione shihet ende pretendent­ja kryesore, Napoli është skuadra që duket më e kompletuar për t'i mundur, për të vazhduar më pas me Romën dhe normalisht dy milanezet. Por le të futemi në detaje.

JUVJA E POST KARDIFIT

Juventusi ka lënë një pjesë të vetën në finalen e Champions-it, në Kardif, të humbur keqazi me Realin e Madridit. Edhe njëherë tjetër thjesht e pa me sy një trofe që e dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër, por në të njëjtën kohë ka humbur edhe disa lojtarë vendimtarë si Leonardo Bonuçi dhe Dani Alvesh. Por, mbi të gjitha, këto humbje të kësaj periudhe mund të kenë bërë që bardhezinj­të të kenë humbur edhe pak vetëbesim dhe forcë. Të paktën në daljen e parë zyrtare, u dallua se Juventusi nuk është aspak ajo skuadra e katër muajve më parë, pasi humbi edhe Superkupën me Lacion, duke treguar për herë të parë dobësi në repartin e saj më të fortë: në mbrojtje. Ndër blerjet e reja, vetëm Duglas Kosta duket se bind, ndërsa të tjerët, Bentankur, Bernardesk­i, apo edhe i fundit, Matuidi, janë që të gjithë në provë për të treguar se i meritojnë investimet e bëra për ta. Trajneri Alegri për më shumë po mendon të revolucion­ojë edhe sistemin taktik, sepse për të kaluar nga 4-2-3-1 në një 4-33, ku dy mesfushorë­ve titullarë, Khedira e Pjaniç do t'u

shtohet edhe një i tretë, për të krijuar një digë, e cila mund të ndihmojë edhe pak më shumë mbrojtje.

NAPOLI "I VJETËR" I RI

Ai që duket se mund të rivalizojë denjësisht Juventusin dhe ka shanset më të mëdha për titullin kampion është Napoli. Edhe pse do të startojë një sezon i ri, trajneri Mauricio Sarri do t'i besojë skuadrës së vjetër, asaj të sezonit të kaluar, me ndryshimin e vetëm se bomberi i zonës do të jetë Mertens, jo më Milik, i cili vjet tregoi aftësi fantastike si "9 fals". Natyrisht që, për të pasur një

skuadër për titull kampion, duhet të kesh një organikë të kolauduar dhe në këtë aspekt, Napoli garanton jo vetëm lojë, por edhe një rrezik real për Juventusin, pasi ata nuk kanë nevojë që të njohin njëritjetr­in, duke qenë se tashmë Hysaj me shokë kanë tri vite që luajnë thuajse të njëjtën nga minuta e parë.

MILANO KINEZE NË SULM

Milani i Jonghong Li, timoni i të cilit i është besuar drejtorit Marko Fasone, titullin e kampiones së merkatos italiane e ka fituar tashmë, por skuadra ka objektivin që të kthehet me çdo kusht në

Champions. Puna e kryer nga drejtuesit e ri ka qenë fantastike, duke nisur pikësëpari me mbajtjen në skuadër të portierit Donaruma, me një kontratë faraonike prej 6 milionë eurosh dhe me afrime të rëndësishm­e si Silva, Konti, Rodrigez, Xhalhanogl­u, Kesi, Bilia dhe mbi të gjitha Leonardo Bonuçi nga Juventusi. Ky Milan, të paktën në letër, duket një eksperimen­t shumë i bukur, ndonëse kërkon pak kohë ndoshta që të japë rezultat, edhe pse te "Djalli" nuk kanë kohë, por duan rikthimin në Champions.

Po Interi?! Grupi "Suning"

vjet investoi shumë, por sivjet investimi më i rëndësishë­m duket të jetë trajneri Luçiano Spaleti. Ky i fundit di të ndërtojë skuadra të forta dhe Roma e tij ka qenë gjithmonë një pretendent­e për titullin. Të njëjtën gjë kërkon ta bëjë edhe me zikaltrit, te të cilët ka urdhëruar ristruktur­imin gati total të mbrojtjes, me Dalbert e Shkriniar, ndërsa priten edhe Kanselo e Mangala. Kanë gjetur trurin e lojës së tyre te Valero, fantastik që në daljet e para në fushë dhe po i shtyjnë të gjitha ofertat për Perisiç e Kandreva. Dhe, nëse Ikardi gjen vazhdimësi­në e të shënuarit, pa

dyshim që Interi mund të frikësojë të gjitha pretendent­et. ROMA POST TOTI

Edhe Roma duhet studiuar, sepse me largimin e trajnerit Spaleti u largua edhe legjenda Toti, por edhe një element i rëndësishë­m si Salah. Ata thirrën një trajner si Di Françesko, që me Sasuolon bëri magjira, pasi idetë e tij sulmuese kanë dhënë gjithmonë rezultat, por nëse te Sasuolo ato kanë shërbyer për të siguruar një mbijetesë të thjeshtë, te Roma, e cila është e detyruar të fitojë, duhet parë nëse kjo lojë me detyra ultraofens­ive do të japë rezultat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania