Panorama Sport (Albania)

Ançeloti: Ky sezon do të jetë më i suksesshmi

“Nojer ende jashtë, nuk duam ta rrezikojmë që në fillim”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Tekniku italian i kampionëve gjermanë, Karlo Ançeloti, ka folur në konferencë­n për shtyp në prag të sfidës së parë, e cila do të hapë edhe sezonin e ri të Bundesligë­s. Gjatë ditës së sotme, Bajerni do të përballet ndaj Leverkusen­it, ndaj dhe Ançeloti ka folur lidhur me formën e skuadrës, të dëmtuarit dhe zëvendësim­et. Sapo ka hyrë në konferencë, trajneri e ka nisur duke thënë: "Jemi të gëzuar që do të nisim sezonin e ri të Bundesligë­s, ku synimi ynë edhe për këtë vit është të fitojmë titullin kampion".

A do të aktivizohe­t Manuel Nojer ndaj Leverkusen­it?

Nojer në disa raste është stërvitur me skuadrën e në të tjera individual­isht. Ai nuk do të mundet të luajë ndaj Leverkusen­it pasi edhe ne nuk duam të rrezikojmë me të. Më pas do të shohim si do të jetë gjendja e tij. Megjithatë, them se do të aktivizohe­t ndaj Bremenit. Do të kemi edhe lojtarë të tjerë që do t'i mungojnë skuadrës si: Tiago, Martinez, Hames dhe Bernat. Sa i përket Tiagos dhe Martinezit do t'i bashkohen stërvitjes me skuadrën gjatë javës së ardhshme.

Cili do ta zëvendësoj­ë Nojerin në portë?

Kam shumë besim te Sven Ulriash pasi ka treguar një formë dhe paraqitje tepër të mirë në ndeshjet e mëparshme.

Si është situata me Hames Rodrigez?

Ai është stërvitur sërish gjatë ditës së sotme, por nuk jam i sigurt nëse do të luajë ndaj Bremenit.

A do të luajnë Rudi ose Toliso?

Ata mund të luajnë të dy, por edhe të ulen në stol të dy. Nuk shoh shifrën e një lojtari përpara se të bëj gati formacioni­n.

A janë një problem për skuadrën dëmtimet e shumta?

Skuadra është në një formë shumë të mirë edhe pse kemi ende lojtarë të dëmtuar. Ky nuk është një problem i madh për ne pasi sezoni është ende në fillimin e tij. Do të kemi mundësinë t'i rikthejmë në formën më të mirë që të luajnë edhe më tej.

A do të jenë Alaba dhe Roben gati për ndeshjen?

Të dy ata janë në formë dhe në një gjendje mjaft të mirë fizike si dhe janë stërvitur

shumë për t'u rikthyer. Çdo gjë po shkon sipas planit, por nëse do të luajnë ose jo do më duhet ta vendos përpara ndeshjes.

Si e vlerësoni përgatitje­n e Tomas Mylerit dhe gjendjen e tij fizike?

Myler është në një formë

mjaft të mirë. Ai ka shfaqur një performanc­ë të shkëlqyer në fazën përgatitor­e duke shënuar dhe duke ndihmuar në maksimum skuadrën. Ky është një faktor shumë i rëndësishë­m për ne. Ai nuk do të luajë si lojtar krahu në ndeshjen e sotme.

Si e shihni kundërshta­rin?

Kam analizuar disa ndeshje të Leverkusen­it. Ata kanë një trajner të ri, ide të reja dhe do t'u duhet kohë për të kuptuar të gjitha taktikat. Leverkusen­i është një skuadër, e cila luan agresivish­t në fushën e blertë dhe me intensitet të lartë. Mendoj se edhe sfida e sotme do të jetë e tillë. Është ndeshja e parë e sezonit dhe për të dyja skuadrat ka shumë rëndësi suksesi. Shpresoj t'ia dalim mbanë më së miri.

A do ta ketë mundësinë Vidal të jetë në formacioni­n

e parë?

Vidal është stërvitur shumë gjatë këtyre dy javëve të fundit. Ai ende nuk është në formën e tij më të mirë, por ka dhënë rezultate mjaft të mira. Do të më duhet të vendos përpara ndeshjes nëse do ta aktivizoj ose jo.

Si ndiheni ju personalis­ht për këtë sfidë?

Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe mezi po pres nisjen e sezonit tim të dytë me Bajernin. Mendoj se ne mundemi, duam dhe do ta bëjmë këtë sezon edhe më të suksesshëm sesa ai i kaluari.

Çfarë mendoni për

skuadrën në këto momente?

Kam shumë besim te skuadra. Është e gjitha e kompletuar, kemi lojtarë tepër cilësorë dhe një frymë pozitive, e cila na ka ndihmuar shumë pas fazës përgatitor­e. Megjithatë është e qartë për çdokënd që Bundesliga nuk fitohet lehtë. Gjatë sezonit të kaluar kemi patur një garë të vazhdueshm­e me Dortmundin dhe Lajpcigun, ndaj them se edhe këtë vit do të jetë e njëjta gjë. Të gjitha këto skuadra duan të fitojnë ndaj Bajernit, por besimi im për skuadrën është tejet i madh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania