Panorama Sport (Albania)

Orelesi ndalet në kufi, Vllaznia barazon në Tuz

Alijev dhe Bakaj, në majë për të sfiduar Tiranën

-

Kukësi vijon përgatitje­t për sezonin e ri, por para se të startojë kampionati, verilindor­ët dëshirojnë që ta nisin sezonin me trofe. Mladen Milinkoviç ka kërkuar nga lojtarët që të japin maksimumin në stërvitje, me qëllim që të jenë sa më në formë për sezonin. Objektivi i parë është fitimi i Superkupës së Shqipërisë, takim të cilin do ta luajnë kundër Tiranës, më 6 shtator. Paçka se kryeqyteta­sit kanë rënë një kategori më poshtë, e synojnë gjithashtu këtë Kupë, dhe kjo vlen jo vetëm për parà, por edhe për prestigj. Por te Kukësi nuk ka vend për dyshime, pasi vetë presidenti ua ka bërë të qartë se e do në "arkiv" këtë trofe. Safet Gjici do çdo kupë të mundshme që ofron futbolli shqiptar, ndaj, në një formë ose tjetër, për trajnerin serb kjo Milinkoviç dhe stafi i tij, para një seance stërvitore

finale do të jetë "barometër". Kjo është e para ndeshje zyrtare për trajnerin e ri, ndaj vëmendja e të gjithëve do të jetë pikërisht te rezultati dhe loja që do të prodhojnë verilindor­ët. NDRYSHIMET - Mladen Milinkoviç dhe ndihmësi i tij, Ivan Gvozdenovi­ç, po hartojnë formacioni­n për finalen e së mërkurës. Ata kanë kaluar në "sitë" të gjithë lojtarët aktualë të Kukësit, teksa kanë parë të dhënat fizike të tyre. Madje, gazeta mëson se trajneri ka krijuar një dosje për gjithsecil­in, duke evidentuar edhe defektet. Serbi pret rritje nga disa elementë, të cilëve u ka kërkuar sa më shumë stërvitje, me qëllim që të arrijnë formën maksimale. Sa i përket finales, trajneri do të hedhë në fushë një formacion sulmues, me Alijevin dhe Bakajn në majë. Kukësi do t'u besojë më të mirëve, ku porta do të mbrohet nga gardiani Enea Koliçi, i cili, mbas shumë polemikave me drejtuesit, arriti marrëveshj­en për sezonin e ri. Mbrojtja do të përbëhet nga kapiteni Hallaçi në të djathtë dhe majtas me Rrumbullak­un, i rikuperuar plotësisht. Shameti e Alla, dyshja e preferuar e Milinkoviç, do të blindojnë qendrën. Mesfusha ka pësuar shumë ndryshime, ku janë larguar Dvornekovi­ç e Karioka, të cilët u zëvendësua­n me Shtubinën dhe Naser. Por, duke qenë se ky i fundit iku pa ardhur mirë, do të ketë rrotacion. Shkodrani do spostohet në të majtë dhe Guri në të djathtë, ndërsa Musolli dhe Zeqiri do të kompletojn­ë mesin e fushës. Sakaq, golat priten prej Alijev dhe Bakajt. Ky i fundit e njeh mjaft mirë kundërshta­rin, pasi për dy sezone jo vetëm ka luajtur, por u shpall "bomberi" i bardhebluv­e.

Skerdilaid Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania