Panorama Sport (Albania)

Kombëtare pa fantazi, nuk dimë të sulmojmë

Shfaqen problemet e vjetra, Roshi i vetmi që bën diferencën

- Nga SULEJMAN STAROVA

Është

e komplikuar anal iza e kësaj ndeshjeje. Jo sepse kishim një rival të rrezikshëm apo sepse pati episode të diskutuesh­me. Jo, jo, nuk është ky problemi. Por...

Është e komplikuar analiza e kësaj ndeshjeje. Jo sepse kishim një rival të rrezikshëm apo sepse pati episode të diskutuesh­me. Jo, jo, nuk është ky problemi. Por kemi një trajner të ri, i cili e ka marrë drejtimin e skuadrës në mes të edicionit dhe bindja ime është që ai nuk ka asnjë përgjegjës­i se në çfarë vendi e mbyll Shqipëria këtë edicion. Nuk mund ta kritikosh atë nëse nuk e arrijmë, fjala vjen, vendin e tretë. Nuk mund ta kritikosh atë as se pse Shqipëria shfaqi problemet e vjetra sërish... Por gjithsesi ne kemi për detyrë të analizojmë atë çfarë pamë, edhe pse të rezervuar, duke marrë parasysh faktin që trajneri ka pak kohë që e njeh skuadrën dhe, mbi të gjitha, kishte mungesa të rëndësishm­e si ajo e Sadikut dhe Balajt. Sa i përket rezultatit, Shqipëria e bëri detyrën e saj dhe mori tri pikët në një ndeshje ku ishte e dënuar të fitonte, por pati shumë gjëra që nuk shkuan.

PJESA E PARË Zhgënjim. Nuk kemi të bëjmë me mungesë motivimi apo mungesë grinte. Nuk ka motivim më të madh për një ekip se sa ardhja e një trajneri të ri. Po çfarë ndodh me ne atëherë? Skuadra nuk ka asnjë filozofi të qartë në ndërtimin e aksioneve sulmuese. E kishte këtë problem me De Biazin, e shfaqi edhe dje. E përsëris se nuk është e lehtë të luash pa Sadikun, Balajn dhe Cikalleshi­n, por gjithsesi më të orientuar në mënyrën se si duam ta gjejmë golin duhet të jemi. Dje nuk ishim aspak. Luante rezerva e tretë e sulmit, sepse ta themi hapur, Llullaku vjen pas Sadikut dhe Balajt... Por ajo që, më së shumti, nuk bindi ishte mënyra se si tentuam të gjenim rrugën e rrjetës. Dikush mund të thotë me të drejtë se dominuan. Po, ndoshta në pamje të parë dominuam dhe me këtë nënkuptojm­ë zotërimin e topit, por këtu ka dy probleme: së pari, ne kishim një zotërim të dobët të topit në repartin e sulmit. Së dyti, ne prisnim që në këtë ndeshje jo vetëm të shënonim shumë gola, por së paku ta mbyllnim Lihtenshte­jnin në zonën e tij dhe të gjuanim drejt portës si duhet. Po a e mbani mend sa herë gjuajtëm në portë në pjesën e parë? Një herë me Grezdën dhe një herë me Llullakun... Pjesa tjetër ishte një punë pa efikasitet. Për të ardhur keq, sepse nëse nuk dimë se si të shkojmë te porta kundër Lihtenshte­jnit, çfarë duhet të ndodhë me të tjerët...?!

Përfundimi­sht, moduli 43- 3 i Panuçit nuk shkoi. Skuadra nuk kishte thellësi në sulm dhe krahët funksionua­n me hope, ose hiç fare. Grezda, edhe pse u furnizua pak, nuk arriti për asnjë moment të shërbente si duhet për Llullakun.

PJESA E DYTË

Nuk e kuptova fiksimin për të luajtur vazhdimish­t me pasime të gjata, ndërkohë që nuk kishim asnjë "torre" në sulm. Tentativë shterpë kjo. Megjithatë, në fraksionin e dytë skuadra mundohet më shumë, por duket qartë problemi se nuk kemi asnjë pikë referimi në sulm. Përveç kësaj, i vetmi lojtar i Shqipërisë që driblon një lojtar në duelin një për një është Roshi. Ky është minus i madh. Aq më shumë kur kemi të bëjmë me një treshe mesfushorë­sh para qendrës, që jo vetëm se nuk janë në ditët më të mira, por Migjen Basha është kaq i ngadaltë, sa zor se mund të presësh improvizim­e që kapin rivalin në befasi. Aktivizimi i Hykës është i vonuar, por edhe kjo nuk mjafton të themi se përmirësim­i ishte i kënaqshëm. Mendoj kështu këtë sepse të dy golat nuk erdhën si pasojë e aksioneve të menduara mirë, por si zgjidhje individual­e apo rastësore. Gjuajtja e Bashës e devijuar nga Roshi nuk ishte aksion i menduar... Goli i Agollit nuk erdhi pas ndonjë aksioni, por falë cilësive individual­e të tij. Kaq mjafton për të thënë se Lihtenshte­jni ishte shumë pak për të vlerësuar punën e Panuçit. Maqedonia do të jetë një test akoma më i vështirë, por unë i mëshoj faktit se kemi probleme serioze për mënyrën se si duhet ta fitojmë një ndeshje. Me keqardhje pashë se Mavraj u angazhua në fazën sulmuese vetëm 5 minuta dhe gjuajti një herë rrezikshëm me kokë. Ajeti pothuajse fare...

Të kuptohemi qartë, nuk i presim golat nga qendërmbro­jtësit, por zanafilla e aksioneve nis nga ata. Ajeti largonte topa me forcë dhe rrëmbimthi edhe pa qenë nevoja, ndërkohë që mund të tregohej më i qetë dhe të pasonte atje ku mund të niste një aksion i rrezikshëm për të kapur në kundërkohë rivalët... Janë detaje që bëjnë diferencën dhe që mund të eksperimen­tohen pikërisht në një ndeshje si kjo me Lihtenshte­jnin. Ne nuk na dështoi eksperimen­ti dje, thjesht nuk arritëm të eksperimen­tonim sepse nuk kishim asnjë plan konkret. Duhet pak fantazi dhe Shqipëria në këtë ndeshje vetëm fantazi nuk kishte. Nuk mund të kritikojmë pa masë Panuçin, sepse sapo ka marrë drejtimin dhe ende i duhet ta njohë skuadrën, por nuk mund ta fshehim se mesfusha me treshen BashaAbras­hi-Memushaj nuk është e aftë as të vertikaliz­ojë si duhet dhe as të furnizojë lojën në krah. E dimë me kohë se Hysaj, Agolli, Roshi dhe Hyka janë një garanci, por si mund t'i ndihmojmë ata që të jenë sa më efikasë?! Kjo është çështja pra! Po nuk e zgjidhëm këtë dhe po nuk e bëmë skuadrën gjithëpërf­shirëse, në mënyrë që aksionet sulmuese të nisin nga mbrojtja, është e kotë të themi se kemi kaluar në stadin që duhet.

 ?? FOTOT: F.Hazizllari ??
FOTOT: F.Hazizllari
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania