Panorama Sport (Albania)

Miqësoret, Skënderbeu shkëlqen me blerjet e reja

Mbrojtësi i majtë debuton me një paraqitje mbresëlënë­se

- LLAZI SARO

Korçarët mposhtën 2-0 Pogradecin në miqësoren e djeshme, test i cili u zhvillua paradite në aneksin e stadiumit "Skënderbeu". Dy supergola të Donjet Shkodrës kanë vulosur këtë test...

Korçarët mposhtën 20 Pogradecin në miqësoren e djeshme, test i cili u zhvillua paradite në aneksin e stadiumit "Skënderbeu". Dy supergola të Donjet Shkodrës kanë vulosur këtë test miqësor, i cili në fakt u komandua nga fillimi deri në fund vetëm nga korçarët. Kanë mjaftuar vetëm minutat e fundit të pjesës së parë për të përcaktuar rezultatin e miqësores. Pas mbërritjes në Korçë, dje ka debutuar menjëherë edhe mbrojtësi Fidan Aliti. Kosovari luajti si mbrojtës i majtë dhe në fakt ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, edhe pse ishte vetëm ndeshja e tij e parë me fanellën bardhekuqe. Trajneri Ilir Daja në pjesën e parë rreshtoi në fushë ekipin me skemën 4- 1- 2- 3, ku në mbrojtje, përveç Vangjelit dhe Radas, risitë kanë qenë kthimi i Osmanit në qendër dhe Aliti në të majtë. Bruno Dita ka qenë përpara mbrojtjes, ndërkohë që Lilaj dhe Shkodra ishin në repartin e mesit të fushës për të kontrollua­r lojën. Në sulm Gavazaj dhe Xhejms bënë krahët, ndërkohë që Ali Soue ishte "pyka". Në 45 minutat e para korçarët patën raste të shumta shënimi. Sulmet nisën që në minutën e katërt, ku Gavazaj nga e djathta shërben për Shkodrën, që gjuan dhe pret portieri Mali. Në minutën e 17-të, Shkodra gjuan nga largësia, por sërish topi ndalet nga portieri Mali. 13 minutat e fundit të kësaj pjese ishin me raste të shumta, ku së pari Soue për pak sa nuk shënoi, por vetëm 5 metra larg portës rrëshqet duke humbur ekuilibrin. Në minutën e 35-të Lilaj jep një asist për Ali Soue, por sërish gardiani Mali bën mrekullinë me grushtimin e topit. Minuta e 39-të sjell një tjetër moment të mirë për Gavazajn, por sërish del në skenë portieri mik, i cili shpëton Pogradecin nga ndëshkimi i golit. Duhej të vinte minuta e 40-të që Skënderbeu të kalonte në avantazh me autor Donjet Shkodrën, i cili me një gjuajtje nga larg e dërgon topin në rrjetë. 1- 0 për Skënderbeu­n. U duk se ky fraksion loje do të mbyllej me këtë rezultat, por në minutën e parë të shtesës shënohet goli i dytë me të njëjtin autor. Goditjen e dënimit të akorduar për korçarët, rreth 30 metra larg portës, e gjuan mjeshtëris­ht

Shkodra, i cili e dërgon topin në trekëndësh­in e djathtë të portës mike. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për Skënderbeu­n. Fraksioni i dytë nis me ndërrime të shumta nga të dyja skuadrat. Trajneri Daja që në start aktivizon Muzakën për Shkodrën, Gripshin në vend të Radas, Demte për Xhejms dhe Lulaj zëvendëson Osmanin. Zëvendësim­et sjellin edhe zhvendosje poziciones­h të lojtarëve. Në

minutën e 49- të vjen edhe debutimi i Sahitit te Skënderbeu. Ndërrimet e shumta të kryera nga dy ekipet bënë që të binte ritmi i lojës, në krahasim me 45 minutat e para. Vlen të theksohet në këtë fraksion loje, loja e mirë e Suad Sahitit nga krahu i djathtë. Dy momente për shënim u regjistrua­n në pjesën e dytë nga korçarët, por pa ndryshuar rezultatin, që mbeti 2-0 deri në vërshëllim­ën përfundimt­are.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania