Panorama Sport (Albania)

Tifozë nazistë në stadium, Gjermania kërkon falje

"?emi në kaos, shoh #ran6ën, ka luksin e të 75jedhurit"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Holanda mori një "shuplakë" shumë të rëndë të enjten, teksa në Paris, kundër Francës, u mposht me rezultatin e thellë 4-0, duke komplikuar shumë mundësinë për t'u kualifikua­r për në Botërorin 2018, në Rusi. Portokalli­njtë, të cilët kishin marrë një vrull pozitiv dhe ishin rikthyer bindshëm në garë për turneun e verës së ardhshme, kanë zbritur në vendin e katërt, tashmë tri pikë larg vendit të dytë që të dërgon në "play off" dhe gjashtë nga Franca e vendit të parë. Sot, ata do të presin Bullgarinë, euforike pas suksesit 32 ndaj Suedisë, prandaj për "tulipanët" pritet një tjetër ndeshje e vështirë. Këtë e di mirë trajneri i përfaqësue­ses, Dik Advokat, i cili duhet të bëjë edhe pa të pezulluari­n Kevin Strotman (i kuq ndaj Francës), por mbi të gjitha lëshon alarmin se Holanda po përjeton një krizë të prodhimit të lojtarëve. "Kundër Bullgarisë nuk kam shumë gjëra për të ndryshuar, sepse grupi ky është. Në vend të Strotmanit ju konfirmoj se do të luajë Vilhena, por ajo që më shqetëson më shumë sesa formacioni është gjendja psikologji­ke e futbollist­ëve. Kundër Francës donim që të surprizoni­m, të ruanim serinë pozitive dhe të qëndronim sa më pranë skuadrave të kreut, por fatkeqësis­ht asgjë nuk shkoi siç e kishim menduar. Të gjithë ishin të bindur se Franca do të na mposhtte dhe pas asaj ndeshjeje, edhe unë jam i bindur se ata janë shumë më lart sesa ne. Këtë e pranova, ndërsa tani e në vazhdim na presin tri ndeshje me tre rivalë, me të cilët mund të masim dhe të tregojmë cilësitë tona. Ju siguroj se nuk kam frikë nga asnjë prej rivalëve të radhës, por fakt është që tani situata jonë në grup është vështirësu­ar shumë dhe kjo mund të na kushtojë shumë mbi aspektin psikologji­k. Por mbi të gjitha, ajo që shoh është një problem

kolektiv i yni si vend. Nëse njëherë prodhonim talente, tashmë nuk po nxjerrim më lojtarë. Nëse deri një dekadë më parë mburreshim se furnizonim botën, tani jemi në krizë. Shoh Francën dhe habitem. Kanë të paktën 40 talente të mëdhenj, kanë luksin e zgjedhjeve, por vetëm 11 mund të luajmë. Gjithsesi, tani është më mirë që të mendojmë dhe të fitojmë me çdo kusht me Bullgarinë, ndonëse për kualifikim­in, edhe sikur t'i fitojmë të tria ndeshjet e mbetura, fatkeqësis­ht nuk e kemi më ne në dorë fatin tonë", u shpreh Dik Advokat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania