Panorama Sport (Albania)

Sulmi i ri i Partizanit, sa gjysma e Ekubanit

Sukaj dhe Çani me probleme fizike, Basrak jo titullar, për Xhixhiuan nuk ka të dhëna

- ILIR CARA

Partizani konsidero het i blinduar në fazën sulmuese, pasi përveç Sukajt, që vijon nga sezoni i kaluar, skuadra është përforcuar edhe me tre sulmues të mirëfilltë, por edhe me disa lojtarë mesfushorë me tipare sulmuese, siç është rasti i panamezit Erik Herrera, apo 19- vjeçari Alban Sulejmani. Në letër gjithçka duket në rregull sa i përket sulmit dhe dyshja Çani-Sukaj mendohet të jetë "më e frikshmja" e Superiores. Gjithsesi, kjo mbetet për t'u parë në fushë, pasi të gjithë sulmuesit vijnë nga një sezon jo i mirë në skuadrat respektive. Tre nga katër sulmuesit, Sukaj, Çani dhe Basrak, kanë shënuar pak në sezonin e fundit, gati sa gjysma e Kaleb Ekubanit, i cili realizoi 17 gola me Partizanin në 2016- 2017. Përpos tre të lartpërmen­durve, një nga përforcime­t e para të merkatos së "demave" është edhe Mustafa Xhixhiua. Ndonëse jetohet në

epokën e internetit, të dhënat janë shumë të pakta për sulmuesin nga Kameruni në sezonin e fundit. Sulmuesit aktualë të Partizanit nuk kanë qenë titullarë të mirëfilltë në skuadrat respektive në sezonin e fundit, kjo mbase edhe nga

problemet fizike që ata kanë kaluar. Xhevahir Sukaj e nisi shumë mirë aventurën në Malajzi, duke qenë titullar në 4 ndeshjet e para, ku shënoi dy gola, por u dëmtua. Më pas, në janar u bashkua me "demat" dhe rikuperimi erdhi me vonesë,

aq sa luajti vetëm 131 minuta në 8 ndeshje dhe realizoi 4 gola. Egdar Çani ka luajtur 33 ndeshje me Pizën, nga të cilat 9 titullarë dhe shënoi 2 gola. Në shumë ndeshje Çani ka sakrifikua­r, duke luajtur me gjilpëra te Piza, dhe në maj u detyrua të kryejë një ndërhyrje kirurgjika­le. Milan Basrak u aktivizua në 24 ndeshje me Katanzaron, Seria C, në Itali, nga të cilat në 7 raste ka qenë titullar dhe shënoi 4 gola. Aktualisht thuhet se sulmuesit janë në formë dhe pritet shpërthimi i tyre te Partizani.

 ??  ?? Xhixhiua dhe Basrak duke festuar golin ndaj Ternanës
Xhixhiua dhe Basrak duke festuar golin ndaj Ternanës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania