Panorama Sport (Albania)

As 4 mijë shikues, tifozët një tjetër shuplakë FSHF-së

-

Dhjetë ditë më parë Skënderbeu mblodhi 12 mijë shikues në "Elbasan Arena", duke arritur një kualifikim historik ndaj Dinamos së Zagrebit. Dje në të njëjtin vend, Kombëtarja nuk afroi as 4 mijë tifozë në ndeshjen eliminator­e ndaj Lihtenshte­jnit. Një rekord negativ, që duhet të kthehesh disa vite pas për të gjetur një prani kaq të ulet në një takim të vlefshëm për eliminator­et e Botërorit. Gjithsesi, ky bojkotim është i paralajmër­uar për gjithçka ka ndodhur veçanërish­t në tri vitet e fundit në raportin tifozë-FSHF dhe tifozëpoli­ci. Sa herë që Shqipëria luan ndaj kundërshta­rëve modestë, institucio­ni i futbollit shqiptar tregohet bujar, duke hedhur biletat në treg disa ditë para. Në këto kushte u krijohet mundësia të gjithëve për të ndjekur Kombëtaren. E kundërta ndodh me ndeshjen ndaj kundërshta­rëve "big", ku vetë FSHF bllokon gjithçka në një mënyrë absurde. Për t'u pajisur me biletë për një ndeshje të Shqipërisë ndaj kombëtarev­e me emër, tifozëve që ndjekin ekipi kuqezi ndër vite u duhen shumë "miq" për të qenë në stadium. Madje, edhe ata që kanë shansin të presin një biletë, nëpërkëmbe­n nga forcat e rendit. Rastet e ndeshjeve të viteve të fundit kanë qenë çnjerëzore dhe që ndodhin vetëm në Shqipëri. Tani që FSHF i do tifozët në stadium, këta të fundit i japin një shuplakë për mënyrën se si janë sjellë. Këtë e konfirmoi ndeshja e djeshme, ku prania la për të dëshiruar. Pak orë para fillimit të takimit, grupimi "Tifozat Kuq e Zi" doli me një deklaratë: "Jemi më të vendosur se kurrë që protesta jonë e bojkotit të ndeshjeve që luhen në stadiumet shqiptare të vazhdojë deri në marrjen e masave nga policia e shtetit".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania