Panorama Sport (Albania)

Panuçi: Vuajtëm, nuk do luajmë më me topa të gjatë

"Me mua, ose do humbim me kurajë, ose do fitojmë me kurajë"

- VLADIMIR MEMA

Kristian Panuçi ka mbetur i kënaqur për mënyra se si iu përgjigj skuadra në ndeshjen e parë. Megjithatë, trajneri paralajmër­on ndryshime, duke filluar që të martën në Maqedoni. Në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes, ai theksoi se ekipi nuk do të luajë më me topa të gjatë. Sipas tij, skuadra nuk shkon për t'u mbrojtur në Strumicë.

E nisni me fitore te Shqipëria. Si ju duk ekipi në këtë ndeshje të parë?

Lojtarët ishin shumë seriozë në fushë, pasi e dinin se nuk ishte një ndeshje e thjeshtë. Vuajtja për të gjetur golin na krijoji pak tension brenda skuadrës në pjesën e parë. Gabuam në ndonjë zgjedhje dhe lëvizje, ku nuk merrnim dot asnjë avantazh, edhe pse mbajtëm topin dhe luajtëm gjithnjë ne. Bëmë 73% të zotërimit të topit, edhe pse rëndësi ka të bësh gol. Në pjesën e parë shfaqëm sforcim për golin.

Do të vazhdoni me këtë skemë loje?

Unë nuk dua të luajmë me topa të gjatë. Do të përpiqemi gjithmonë të luajmë futboll. Nuk ka rëndësi me dy apo me tre në sulm.

Do të ketë rrotacion për ndeshjen në Maqedoni?

Diçka do të ndryshojë, ky është vetëm fillimi. Do të shikojmë për Maqedoninë çfarë mund të lëvizim, por është e sigurt që diçka do të ndryshojë.

Cilin do të veçonit nga lojtarët për ndeshjen ndaj Lihtenshte­jnit?

Kanë bërë të gjithë mirë, kundërshta­ri nuk gjuajti asnjëherë në portë. U bëj kompliment­e të gjithëve, pasi prodhuan shumë në vijën ofensive.

E vuajti ekipi mungesën e Sadikut dhe Cikalleshi­t në majën e sulmit?

Mendoj se Llullaku punoi mirë për skuadrën, duke krijuar momente interesant­e. Isha i bindur që mund ta fitonim ndeshjen edhe nga krahët, ndaj jam i lumtur prej Llullakut, por edhe Roshit e Grezdës.

Memushaj nuk ishte në ditën më të mirë, mos duheshin bërë më parë ndër-

rimet?

Ndërrimet i bëra kur shkuam 1- 0, sepse kondicioni nuk është në maksimum i lojtarëve që dolën, edhe pse u rrit kualiteti me ta në fushë.

Në stadium ishte edhe e fejuara juaj, ju sjell fat?

E lëmë mënjanë jetën private, ju lutem.

Çfarë presim me Maqedoninë?

Shpresojmë që lojtarët të rikuperojn­ë

dhe të kemi shumë kurajë me Maqedoninë dhe këtë do t'ia përcjell edhe skuadrës. Nuk do shkojmë në Maqedoni për t'u mbrojtur. Sot (dje) mora të dhëna shumë të mira nga lojtarët. Ose do humbim me kurajë, ose do të fitojmë me kurajë.

Mënyra se si kërkohet goli, duket sikur Shqipëria vuan shumë. Çfarë do të bëni për këtë?

Nuk ishte e lehtë, sepse ata mbroheshin mirë, por edhe pak për fajin tonë për zgjedhje të ndryshme gjatë kohës, por edhe pse nuk linin hapësirë. Lihtenshte­jni, edhe pse nuk ka fituar asnjëherë, ka pësuar gol ndaj Italisë në minutën e 35-të.

Spanjë- Itali apo IzraelMaqe­doni do ta ndiqni?

Më intereson vetëm Maqedonia, do të shikoj pikërisht atë ndeshje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania