Panorama Sport (Albania)

Gol në ndeshjen e 70-të, por Agolli nuk bën... kapitenin

Qejfmbetje me mediat, refuzoi të prononcohe­j

-

Ansi Agolli shënoi dje ndoshta golin më të veçantë të tij, jo thjesht për faktin se luante ndeshjen e tij të 70-të me Kombëtaren, por më shumë sepse shënoi pas një goditjeje me këmbën e djathtë. Dihej që e majta është këmba e tij e preferuar dhe, pas atij driblimi fantastik në hyrje të zonës, shënoi me një të djathtë të kalibruar. Përpara se të shënonte, nga tribuna qendrore e stadiumit "Elbasan Arena" dikush i tha diçka që nuk e priti mirë. Megjithatë, në atë moment, tensionin e lojës, Agolli e kaloi thjesht me një shikim nga sektori ku ndonjë tifoz i pakënaqur mund të kishte lëshuar ndonjë ofezë. Gjithsesi, nuk kaluan shumë minuta dhe kapiteni kuqezi shënoi. Menjëherë shkoi në të njëjtën vend për të shfryrë, pikërisht aty ku pak minuta më parë nuk i kishte pëlqyer një kritikë e ardhur nga tribuna. Mirëpo, mbrojtësi i majtë doli nga vetja, pasi nisi të bënte edhe gjestikula­cione, që në karrierën e tij rrallë janë parë. Fillimisht tregoi me duart se po shkon 35 vjeç dhe kritikët e tij duhet të qepin gojën pas këtij goli. OK, ishin nerva të momentit, por ajo që nuk pritej ndodhi pas ndeshjes. Kapiteni i Kombëtares shqiptare refuzoi të fliste për mediat, pasi ndihej i zhgënjyer nga komentet e prag ndeshjes, ku për shkak të një deklarate të vetë Agollit, gazetarët natyrshëm raportuan se mbrojtësi po mendon t'i thotë lamtumirë Kombëtares pas përfundimi­t të këtij edicioni. Gjithsesi, mbrojtësi dje nuk refuzoi mediat, por tifozët e tij, duke mos bërë rolin e kapitenit. Ndonjëherë mënyra e sjelljes me tifozët është shumë më e rëndësishm­e se sa një gol...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania