Panorama Sport (Albania)

Mavraj: Panuçi, lojtar më i mirë se De Biazi

" ër Maqedoninë do të jemi gati, ashtu si ishim në Serbi"

-

Fitorja ndaj Lihtensh tejnit ka kënaqur jo pak qendërmbro­jtësin e kuqezinjve, Mërgim Mavraj, i cili, ashtu si pjesa tjetër e ekipit, nuk ka pasur shumë punë gjatë ndeshjes së djeshme, pasi kundërshta­ri pothuajse nuk e vuri asnjëherë në rrezik serioz portën e Berishës. Megjithatë, për Mavrajn nuk ka qenë një takim shumë i thjeshtë. "Nuk ishte një ndeshje shumë e thjeshtë. Për Shqipërinë nuk ka ndeshje të thjeshta. Çdo minutë duhet të tregoheshi­m shumë të vëmendshëm. Vuajtëm për të shënuar, por ia dolëm. Rëndësi ka që fituam. Dua të uroj ditën e Kurban Bajramit dhe mamin tim", ka thënë Mavraj, i cili njihet edhe si besimtar i devotshëm mysliman.

NDR SHIMI

Edhe pse në stol është Kristian Panuçi, Kombëtarja u duk dje në formë dhe sikur nuk kishte ndryshuar asgjë në pankinë. I pyetur në lidhje më këtë çështje, Mavraj nuk e ka kursyer batutën. "Panuçi ka qenë lojtar më i mirë se De Biazi, ky ndoshta është dallimi (qesh). Trajnerët italianë na imponojnë shumë me punën që bëjnë. Është diçka e mirë, pasi dinë të të motivojnë edhe në të tilla ndeshje", ka vazhduar futbollist­i.

MA EDONIA

Por, nëse Lihtenshte­jni ishte një ndeshje e kalueshme për kuqezinjtë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për transfertë­n e Strumicës pak ditë më pas ndaj Maqedonisë, që do të jetë edhe një test real për kuqezinjtë. "Ajo do të jetë një ndeshje me shumë kuptim për popullin tonë, për shqiptarët anë e mbanë botës. Do të luajmë për vëllezërit tanë që jetojnë në Maqedoni. Do të vendosim zemrat në fushë, pasi u kemi një borxh shqiptarëv­e. Pavarësish­t se çfarë na pret, do të jemi gati, siç kemi qenë në Serbi, ashtu do të bëjmë edhe në Maqedoni. Do të luajmë për tri pikë", tha Mavraj, i cili ka edhe një kërkesë nga organizato­rët duke parë dhe ndjeshmëri­në që ka kjo përballje delikate. "Duam që siguria të jetë maksimale. Megjithatë, ne jemi shqiptarë dhe e kemi zemrën në vendin e duhur", ka mbyllur Mavraj, që pritet të jetë në fushë nga minuta e parë në atë përballje.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania