Panorama Sport (Albania)

De Biazi mbetet "mit", lojtarët harrojnë të përshëndes­in tifozët

Restaurime në stadium para ndeshjes, vihen stola të rinj

- VLADIMIR MEMA

Një stadium i mbushur përgjysmë dhe me dy tifo-grupe në shkallët e impiantit, Hysaj që duket i preferuari i tifozëve për të bërë foto dhe dhënë autografe. Tifozët specialë në shkallët e stadiumit, si edhe De Biazin që e ndjek ndeshjen në tribunën VIP, por ende nuk është harruar nga shqiptarët. Ndër të tjera, ishin këto disa nga pikantet e sfidës së djeshme që (nuk) u panë në TV.

-Hysaj duket i preferuari i tifozëve, pasi kur skuadra mbërrin në stadium, ndalon dhe nuk u prish dëshirën atyre duke dhënë autografe dhe bërë foto.

-Para ndeshjes në stadium u bënë disa restaurime­ve të vogla, teksa në sektorë të ndryshëm binin në sy vendosja e disa stolave të rinj enkas për këtë sfidë, për shkak se kanë qenë të dëmtuar.

-Kontrollet në këtë ndeshje ishin të rrepta nga ana e policisë, edhe pse nuk bëhej fjalë për ndonjë ndeshje që mund të shfaqte rrezikshmë­ri. Madje, as te gazetarët nuk munguan, sidomos për kameramanë­t që kishin çanta me vete, duke u detyruar t'i hapnin dhe të tregonin se çfarë kishin brenda tyre.

-De Biazi është ende i pëlqyer në Shqipëri, pasi me të mbërritur në stadium, nuk mund t'u shpëtonte dot tifozëve për të bërë ndonjë foto. Gjithashtu, ai bëri pak momente bisedë edhe me të fejuarën e Kristian Panuçit, e cila pa nga afër këtë sfidë. Me sa duket, i solli fat trajnerit në debutimin e tij në stolin e Kombëtares.

-Në tribunë nuk munguan edhe familjarët e lojtarëve shqiptarë, të cilët nuk mund të rrinin pa e parë këtë ndeshje nga afër. Edhe pse disa nga të afërmit e tyre nuk luajtën, fitorja e Kombëtares e zbehu mërzitjen e mungesës së tyre në fushë.

-Të dyja himnet u kënduan "live" në stadium nga tenori Kastriot Tusha dhe ndihmësit e tij.

-Për shkak të emrit të gjatë të Lihtenshte­jnit, në monitorin e stadiumit ai nuk u shfaq i plotë. Gjithsesi, ishte më se e kuptueshme për cilin ekip bëhej fjalë.

- Dy tifo- grupe ishin prezentë në stadium: "Plisat" dhe "Tigrat e Zi", të cilët me sa duket nuk kanë ndër mend të bojkotojnë Kombëtaren në ndeshjet në shtëpi. Gjatë gjithë ndeshjes "rivalizoni­n" me njëri-tjetrin me koret e tyre. Ndërkohë jashtë stadiumit "Illyrian Elite" mbështetën kuqezinjtë.

-Si Roshi, edhe Agolli festojnë pas shënimit të golit pranë tribunës qendrore, secili me mënyrën e tij, me Roshin që ia dedikon nënës së tij, që për herë të parë e ndiqte në stadium nga afër Kombëtaren.

- Në fund të ndeshjes lojtarët nuk harrojnë të bëjnë ritualin e përshëndet­jes së tifozëve gjatë gjithë sektorëve ku ata ishin prezentë. Vërtet stadiumi nuk ishte i mbushur plot, por ata që ishin të pranishëm nuk e ndalën përkrahjen e tyre.

-Përpara startimit të sfidës u pa një interesim me radhë të gjata në sportel për të blerë një biletë për këtë ndeshje. Është një "sëmundje" që me sa duket nuk do të shuhet asnjëherë për shqiptarët, ndonëse kishin shumë ditë kohë për t'u pajisur me një biletë për këtë sfidë.

 ?? Fotot: F.Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Fotot: F.Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ?? De Biazin e pushtojnë... fanset
De Biazin e pushtojnë... fanset
 ??  ?? “Illyrian Elite” krijojnë atmosferë nga një pallat afër stadiumit
“Illyrian Elite” krijojnë atmosferë nga një pallat afër stadiumit
 ??  ?? Dy tifoze të veçanta mbështesin Kombëtaren
Dy tifoze të veçanta mbështesin Kombëtaren

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania