Panorama Sport (Albania)

NOTAT E SHQIPËRISË

-

BERISHA - Pa notë. Asnjë gjuajtje në kuadratin e tij. E pranoi edhe vetë pas ndeshjes se ishte një nga ndeshjet më komode të karrierës.

HYSAJ 6 - Shtyn si të mundet dhe vihet vetëm një herë në provë nga Salanoviç. Aty e mbyll aksionin me shumë klas, por ka mundësi që të bashkëpuno­jë më mirë me Roshin. AJETI 6 - Nuk i duhet ndonjë sforco e jashtëzako­nshme që të mbyllë hapësirat dhe të neutralizo­jë sulmuesit rivalë, por mund të tregohet pak më i pjekur kur e ka topin në këmbë. Natyrisht, nuk mund të japë asiste si Bonuçi nga mbrojtja në sulm, por të shërbejë më me qetësi për mesfushorë­t. E keqtrajton topin kur spastron zonën...

MAVRAJ 6 - Elegancë, zgjuarsi dhe qetësi. Natyrisht nuk ishte kjo ndeshja e provës për kolosin e mbrojtjes, por një detaj bie në sy: kur ai merr pjesë në aksionet sulmuese, edhe skuadra ndihet më e gjallë. Ndoshta është mirë që në ndeshje me rrezikshmë­ri të lartë motivimi si kjo me Lihtenshte­jnin ai të mund të jetë pak më "agresivë" me shokët. AGOLLI 7,5 - Mos luani me sedrën e kapitenit! Mund të jetë i vjetër dhe i sforcuar nga impenjimet me klubin e tij, por nuk di të dorëzohet kurrë. Golin e dytë e shpik nga hiçi dhe çfarë goli se: me të djathtën. Po, një mëngjarash që bën kryevepër me të djathtën. Dje u desh pak siguri në fushë dhe ai nuk u kursye. Lider.

ABRASHI 6,5 - Më i gjalli ndër të gjithë në mesfushë. Rrëmben topa, përplaset dhe përpiqet të shërbejë. Këtë të fundit jo gjithnjë e bën mirë. Por ka një problem: përplaset shpesh edhe me Bashën. E megjithatë, mbetet motori i mesfushës. (Nga min 83' HYKA - I jep ritëm tjetër ndeshjes, por shumë pak minuta për të marrë notë.)

BASHA 5 - Jemi ende në fillim të sezonit dhe jo të gjithë kanë gjendjen e duhur. Kjo e justifikon disi mesfushori­n që duhej të ishte truri i Shqipërisë. Ishte aq i ngadaltë në lëvizje dhe në mendim, saqë dukej si përtac. Por vetëm i tillë nuk është. Thjesht i duhet ritëm tjetër. Gjuajtja që u devijua në gol nga Roshi nuk e shpëton.

MEMUSHAJ 5 - Këmbë të rënda, mungesë fantazie dhe ndrojtje para portës. Humb një rast të shkëlqyer në pjesën e parë dhe më pas e ka të vështirë të lidhë mesfushën me sulmin. Pak efikas edhe në fazën defensive. (Nga min 76' KUKELI - Mjaftohet vetëm me fazën mbrojtëse.)

GREZDA 5,5 - Shërbehet pak nga shokët dhe nuk dihet nëse kjo është çështje xhelozie për fillestarë­t. Në të vetmin rast që mori një pasim brenda zonës rrezikoi seriozisht portën. I zoti në krijimin e hapësirave dhe në lëvizshmër­i, por i duhet pak më shumë qartësi dhe cinizëm kur shërben pasin final para portës. Fundja nuk iu desh as të sakrifikon­te në fazën mbrojtëse.

ROSHI 8 - Në shumicën e kohës luhet vetëm nga krahu i tij. Driblon, ndërmerr galopime të rrezikshme dhe shërben si të mundet. Shënon golin që i jep frymëmarrj­e skuadrës dhe luan me seriozitet edhe kur kalon në të majtë. Në rritje të vazhdueshm­e. I besueshëm!

LLULLAKU 6 - Është pothuajse gjithnjë në gjysmë kohe vonesë. Nuk para luan në qendër dhe nuk mund ta zëvendësoj­ë ai Sadikun, por gjithsesi pak më i vëmendshëm tek asisti i Hykës mund të ishte. Lëviz shumë, por furnizohet pak, shumë pak...

Trajneri PANUÇI 6 - Fiton një ndeshje që duhej fituar, por dukshëm ekipi nuk e ka të lehtë të shkojë te porta si duhet. Skuadrës i mungojnë vertikaliz­imet dhe ndonjëherë është shumë e gjatë në fushë, ndonëse ka përballë një rival modest. Premtoi se diçka do të ndryshojë me Maqedoninë dhe në fakt nuk ka zgjidhje tjetër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania