Panorama Sport (Albania)

Rrebesh në Zagreb, ndërpritet Kroaci-Kosovë

Vendoset sot, Ujkani: Kroatët nuk donin të luhej

- BESAR BOZGO

Shiu shtyn ndeshjen. Sfida e djeshme mes Kroacisë dhe Kosovës, e ndërprerë në minutën e 22-të për shkak të kushteve të vështira të fushës si pasojë e shiut të rrëmbyer, do të vendoset sot se kur do të luhet. Ka shumë diskutime dhe alternativ­a për takimin e ndërprerë në mesin e fraksionit të parë, por ka shumë pak gjasa që ndeshja të rinisë sot. Megjithatë do të jenë përfaqësue­sit e UEFA-s me ata të të dyja klubeve që do të vendosin zyrtarisht sot se kur do të luhen minutat e mbetura të sfidës së djeshme. NDËRPRERJA

Takimi nisi në kushte të vështira. Fusha në një pjesë të madhe të saj ishte e mbuluar me ujë dhe terreni ishte i papërshtat­shëm për një takim normal. Shiu që kishte nisur prej disa orësh në Zagreb dhe vazhdonte me intensitet të lartë edhe kur nisi takimi, e rëndoi edhe më shumë terrenin. Në kushte të tilla, gjyqtari Stefan Johaneson vendosi që ta ndërpriste takimin për disa minuta. Fillimisht, arbitri diskutoi me kapitenët e të dyja ekipeve dhe komisioner­ët e UEFA-s dhe vendosi që sfida të ndërpritej për 10 minuta. Por shiu

vazhdonte të binte me të njëjtin intensitet, në një kohë që kushtet e fushës mbetën po ato. Në këtë mënyrë, u vendos që takimi të ndërpritej aty.

VENDIMI

Për fatin e ndeshjes së ndërprerë do të vendoset sot

se kur do të luhen minutat e mbetura. UEFA së bashku me përfaqësue­sit e të dyja ekipeve do të diskutojnë sot për datën se kur do të luhet ndeshja. Duket se e sigurt është që takimi nuk do të rinisë sot. Portali kroat, index.hr, shkruan se janë dy opsionet se kur

mund të rinisë sfida. Opsioni i parë sipas tyre është sot paradite, pasi Kroacia udhëton drejt Turqisë, kurse Kosova drejt Shkodrës. Opsioni i dytë është pas përfundimi­t të të gjitha ndeshjeve kualifikue­se, pra në mesin e tetorit ose në nëntor.

UJKANI

Kapiteni i përfaqësue­ses së Kosovës, Samir Ujkani, nëpërmjet një deklarate pas vendimit të marrë nga zyrtarët që ndeshja Kroaci-Kosovë të ndërpritet, ka qartësuar përfundimi­sht situatën. 29vjeçari nga Vuçitërna tregon

se ishin lojtarët kroatë ata që insistuan që sfida të ndërpritej. "Ndeshja është shtyrë. Ne synonim të vazhdonim, por kroatët insistuan për jo. Frika ishte më shumë për dëmtime. UEFA do të vendosë nesër (sot) për datën e kësaj ndeshjeje", ka thënë Ujkani.

 ??  ?? Fusha e stadiumit të Zagrebit në kushte të vështira aq sa u ndërpre ndeshja Kroaci-Kosovë
Fusha e stadiumit të Zagrebit në kushte të vështira aq sa u ndërpre ndeshja Kroaci-Kosovë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania