Panorama Sport (Albania)

Maqedonia shtang Izraelin, Pandev vendos sfidën

Sulmuesi veteran i jep fitoren përfaqësue­ses së tij

-

Maqedonia ka surprizuar Izraelin në sfidën e djeshme të luajtur në Tel Aviv. Përfaqësue­sja fqinje ka fituar 1-0 me golin e veteranit Goran Pandev. Një përballje e luftuar fort deri në momentet e fundit. Takimi është zgjidhur nga një asist i Elmas dhe një goditje perfekte e sulmuesit maqedonas në zonë.

NDESHJA

Loja nis e qetë dhe janë izraelitët më kërkues në fushë. Vendësit mundohen të krijojnë hapësira duke sulmuar nga krahët, por e kanë të vështirë të gjejnë golin. Nga ana tjetër, maqedonasi­t i kushtojnë më shumë rëndësi mbrojtjes dhe janë të kujdesshëm. Pjesa e parë nuk prodhon shumë dhe mbyllet në barazim pa gola. E dyta nis me izraelitët më agresivë në fushë që kërkojnë me ngulm golin e avantazhit. Por, sa për meritë të mbrojtësit dhe portierit mik, ashtu edhe të nxitimit të vendësve, rezultati mbetet i pandryshua­r. U duk se takimi do të mbyllej në barazim, pasi maqedonasi­t mbrohen mirë dhe duket se janë të kënaqur me një pikë. Por, në të 73-ën, është Elmas që jep një asist perfekt nga rreth 35 metra për Pandev në zonë, i cili kontrollon topin, godet me të majtë dhe shënon. Maqedonia kalon në avantazh atëherë kur nuk pritej. Vendësit nervozohen dhe

kërkojnë të shënojnë me të gjitha mënyrat, por nuk ia arrijnë qëllimit. Maqedonasi­t janë të kujdesshëm dhe arrijnë ta ruajnë rezultatin deri në vërshëllim­in përfundimt­are. Një fitore shumë e rëndësishm­e për Maqedoninë, e cila ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve, tri më pak se Izraeli. Tashmë, Maqedonia do të përballet me Shqipërinë në

sfidën që do të luhet të martën në Strumicë, në orën 20:45. Një sfidë shumë e rëndësishm­e për të dyja përfaqësue­set që do të synojnë të marrin maksimumin. Pas ndeshjeve të djeshme, mbetet gjithçka e hapur për sa i përket luftës për vendin e dytë që të çon në "play-out". Ndërsa Spanja ka blinduar vendin e parë.

 ??  ?? Lojtarët e Maqedonisë duke festuar në dhomat e zhveshjes fitoren në Izrael
Lojtarët e Maqedonisë duke festuar në dhomat e zhveshjes fitoren në Izrael

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania