Panorama Sport (Albania)

sko ëmë të dukej e ehtë një ndeshje të ështirë

-

Isko, një emër që Italia dhe italianët nuk do ta harrojnë lehtë, derisa të sigurojnë kualifikim­in për në Botërorin 2018. Mesfushori ofensiv i Realit të Madridit ishte makthi i "axurrëve" në mbrëmjen e djeshme në "Santiago Berbaneu", por edhe i portierit Xhanluixhi Bufon, i cili u detyrua ta nxirrte dy herë topin nga rrjetë, prej tij, vetëm në pjesën e parë. Dhe me të drejtë, ai u shpall edhe njeriu i duelit të djeshëm. "Arritëm të bëjmë shumë të lehtë një ndeshje që parashikoh­ej shumë më e vështirë se kaq. Ditëm që të bëjmë speciale një natë që të gjithë kishim kohë që e prisnim, pasi do të vendosej më shumë se 90 për qind e kualifikim­it direkt për në Botërorin e Rusisë. Dhe ia dolëm, madje me Italinë që, për asnjë moment, nuk na rrezikoi suksesin tonë dhe nuk është se na frikësoi. Dopieta ime? Kam një formë të shkëlqyer dhe e kam treguar në ndeshjet. Jam i lumtur për golat, por mbi të gjitha për fitoren tonë. Treguam edhe njëherë se jemi një grup i fortë, me 'armë' të forta për të kaluar edhe vështirësi­të më të mëdha që mund të na dalin përpara. Skema me '9shin fals' na i bën më të lehta gjërat? Ndoshta po, por vetëm sepse ne dimë ta zbatojmë siç duhet atë. Jemi një grup që nuk kemi frikë që të sakrifikoh­emi, të vrapojmë dhe sulmues e mesfushorë që nuk ngurrojnë të kthehen deri në mbrojtje. Ky është shpirti që duhet të mbizotëroj­ë në kombëtare dhe mendoj se ndaj Italisë të gjithë treguam se jemi një grup i madh. Edhe Italia ka kampionë të mëdhenj, por ishte mënyra e interpreti­mit që i bëmë ne ndeshjes, ajo që na dha fitoren".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania