Panorama Sport (Albania)

Skandali, koret naziste “njollosin” Gjermaninë

"Pancerat" refuzojnë t'i përshëndes­in në fund të takimit

-

Një episod i shëm tuar ka karakteri zuar minutat përpara fillimit të ndeshjes mes Republikës Çeke dhe Gjermanisë, e fituar nga "pancerat" me rezultatin 2-1 (takim i vlefshëm për fazën kualifikue­se të Botërorit "Rusi 2018".

KORE NAZISTE - Duhej të mbahej një minutë heshtje (për vdekjen e parlamenta­rëve çekë) dhe si vijim do të këndoheshi­n himnet përkatëse të skuadrave përfaqësue­se. Por tifozët gjermanë janë dëgjuar të vërshëllej­në dhe të brohorasin kore raciste. Markus Bark, një gazetar gjerman, ka komentuar megjithatë se lojtarët në fushë nuk kanë përkrahur për asnjë moment koret e fansave nga shkallët e stadiumit: "Nëse në stadiume këndohen kore me përmbajtje politike apo kundër lojtarëve, nuk ka asnjë arsye për t'i përkrahur". Tobias Altshafl, gazetar i së përditshme­s gjermane "SportBild", është shprehur ndërkaq i shqetësuar nga koret naziste drejtuar sulmuesit Timo Verner dhe Federatës Gjermane të Futbollit ("DFB një m...", është dëgjuar mes frazave të tjera). Një frazë tjetër ishte "SiegHeil" ("Fitore-Nazizmit", drejtuar gjermanit me orgjinë turke, Mesut Ozil.

PRECEDENTI ME VERNER -

Timo Verner ka qenë lojtari gjerman më efikas gjatë vitit të kaluar në Bundesligë, pa i hequr meritat askujt prej sulmuesve të tjerë. Megjithatë, tifozët gjermanë duket se ende nuk ia kanë falur episodin që e pa protagonis­t të ndeshjes Lajpcig-Shalke, gjatë sezonit të kaluar: sulmuesi fitoi një penallti pas një simulimi, duke e dërguar vetë në

rrjetë (një nga 21 golat që ndihmuan skuadrën e tij të renditej në vendin e dytë, me një vend për herë të parë në Ligën e Kampionëve) çka u pasua nga ofendime prej tifozëve që ndodheshin prezentë në stadium, paçka se protagonis­ti më vonë kërkoi ndjesë. 21-vjeçari është tashmë një pjesë kyçe e përfaqësue­ses gjermane. Shënoi golat

e tij të parë në Kupën e Konfederat­ave, dërgoi në avantazh skuadrën e tij kundër Republikës Çeke (të premten, ndeshje ku "pancerat" fituan në Pragë me rezultatin 1-2) dhe mund të jetë një pikë kyçe për trajnerin Joakim Lëv, si "trashëgimt­ar" i Miroslav Kloses, në përpjekjen për të mbrojtur "fronin" si kampionë të botës, në "Rusi 2018".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania