Panorama Sport (Albania)

Laçi i falet Uzunit, Kamza zyrtarizon afrimin e dy rusëve

Sulmuesi Simonov dhe mesfushori Khatsukov

-

Laçi dhe Kamza e kanë mbyllur fazën përgatitor­e me ndeshjen miqësoren që zhvilluan dje mes tyre. Takimi u fitua 1-0 nga Laçi dhe golin e vetëm të takimit e shënoi Uzuni i ardhur te kurbinasit gjatë merkatos nga Apolonia. Ndërsa Kamza ka zyrtarizua­r dje afrimin e dy lojtarëve rusë, të cilët prej kohësh kanë qenë në provë. Sulmuesi i qendrës Dimitri Simonov dhe mesfushori i majtë Khasan Khatsukov me sa duket e kanë bindur trajnerin Ndreu, i cili i aktivizoi në testin e fundit ndaj Laçit në pjesën e dytë. Të dy ekipet u përballën për herë të dytë gjatë kësaj vere, ku edhe më parë kanë qenë laçianët ata që kanë fituar, në shifrat 2-1, por në atë sfidë Kamza ishte në hapat e para të formatimit të grupit. Ndeshja nis e bukur për kamzalinjt­ë, të cilët bëhen agresivë me anë të ish- sulmuesit të Shkëndijës së Tetovës, Demir Imeri. Pjesa e parë ka qenë më e mirë për kamzalinjt­ë, por 45 minutat mbyllen në barazim 0-0. Kamza e nis pjesën e dytë me ndryshime nga porta deri në sulm, ku trajneri Ndreu provoi të gjithë lojtarët që kishte në dispozicio­n. Ndërsa laçianët vetëm pas minutës së 60të nisin me ndërrimet. Edhe pjesa e dytë nis vrullshëm për Kamzën, që e mbyll kundërshta­rin në gjysmëfush­ën e vet. Me futjen e Vatnikajt gjallërohe­t sulmi i Laçit

dhe në minutën e 68-të, ish-sulmuesi i Partizanit shërben bukur për Uzunin që ndëshkon kamzalinjt­ë, 10 për Laçin. Pas golit, kurbinasit kanë edhe dy raste të tjera, por shtylla i vjen në ndihmë Kamzës dhe gjithçka mbyllet me golin e Uzunit. Pas ndeshjes, trajneri i Laçit, Stavri Nica, u shpreh:

"Skuadra është pothuajse gati dhe shikoj që po funksionon mirë. Miqësorja na shërbeu për të parë dhe rregulluar edhe disa mangësi. Gjatë javës që vjen, ne do t'i përkushtoh­emi ndeshjes së radhës, ku synohet që të luajmë bukur dhe të marrim pikë në start ndaj Partizanit". Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania