Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Bushiç kapiteni i ri

Duro nuk e shpreh hapur, por pëlqen kroatin. Vlonjati rrezikon edhe formacioni­n

- ERMAL SIKA

Tomislav Bushiç pritet të jetë lideri i ri i Flamurtari­t. "Panorama Sport" zbulon nga burime të sigurta brenda klubit vlonjat se drejtuesit janë duke projektuar sulmuesin kroat Bushiç si kapitenin e ri të Flamurtari­t. "Unë e kam thënë që nuk më intereson shumë kapiteni, atë do ta vendosin drejtuesit. Unë dua që kapiteni të mos të jetë vetëm kapiten, por edhe lojtari më i mirë në skuadër dhe me rendiment. Nuk është vetëm të vendosësh shiritin në krahë, unë dua që lojtarët të kryejnë rolin e kapitenit në fushën e lojës". Kjo ishte deklarata që bëri për gazetën trajneri Shpëtim Duro, i cili çështjen e kapitenit e kaloi për zgjidhje te drejtuesit e klubit. Por, mësohet se, pavarësish­t deklaratës që distancohe­t nga vendosja e vetos për kapitenin, trajneri Duro ka pëlqim për Tomislav Bushiç, madje nuk kundërshto­n faktin se kroati po përflitet si kapiten. Nga ana tjetër, drejtuesit e Flamurtari­t po mendojnë seriozisht për pasimin e shiritit të kapitenit te Tomislav Bushiç, i cili duket momentalis­ht si kandidatur­a më favorite edhe se

ajo e mbrojtësit vlonjat Franc Veliu. Pritet që në fillim të javës së ardhshme të marrë zgjidhje edhe çështja e shiritit të kapitenit, por nëse te Flamurtari ka një lojtar me eksperienc­ë, rendimet dhe punëtor, siç e kërkon trajneri Duro, ai është Bushiç, vlerësim të cilin tekniku e ka shprehur edhe disa herë për sulmuesin kroat. Që Bushiç është kandidatur­a kryesore për kapiten të Flamurtari­t u pa në ndeshjen miqësore në Greqi me Apollon Pontou, ku u shfaq për herë të parë me shiritin e liderit.

VELIU - Dëmtimi duket se po i rrezikon Franc Veliut shiritin e kapitenit. Mbrojtësi vlonjat pësoi një dëmtim në një seancë përgatitor­e në Veria të Greqisë, përpara ndeshjes miqësore me Apollon Pontou. Ai pati dëmtim të tendinit të muskulit. Ky dëmtim u shfaq fatal për mbrojtësin vlonjat, i cili duket se do të humbasë edhe shiritin e kapitenit, pasi do të jetë në luftë me kohën për t'u rikthyer. Por, edhe pse nuk e ka komentuar ndonjëherë këtë fakt, "Panorama Sport" mëson se edhe vetë Veliu është i dyzuar për të mbajtur apo jo shiritin e kapitenit. Këtë fakt ai e ka shprehur në rrethin e ngushtë të miqve të tij, por ende jo publikisht. Kundër Veliut për shiritin e kapitenit u shpreh grupimi ultras "Flota Kuqezi", por mbrojtësi vlonjat i cilësoi ata veçse dytre zëra kundër. Mbetet për t'u parë se çfarë do të sjellin

ditët në vazhdim, por ajo që dihet është se si kapiten i ri kampionati­n pritet ta nisë Tomislav Bushiç, i cili, me shumë gjasa, do të konfirmohe­t si i tillë deri në fund të sezonit.

KONKURRENC­A - Jo vetëm shiritin, por Franc Veliu rrezikon që të humbasë edhe vendin në formacioni­n titullar dhe kjo të paktën për disa javë. Dëmtimi i tendinit të muskulit kuatrceps duket se nuk është aspak i lehtë. Mbrojtësit vlonjat i janë

dhënë disa ditë pushim edhe nga seancat stërvitore, derisa dëmtimi të përmirësoh­et, por më pas do të duhet pak kohë edhe për rikuperim, çka do të thotë që për disa javë Veliu do të jetë në stol. Në garë për të zënë pozicionin e Veliut janë dy mbrojtësit Ivan Jakovljevi­ç, si dhe Ditmar Bicaj. Trajneri Duro ka ndërtuar një ekip, brenda së cilit ka konkurrenc­ë në të gjitha repartet dhe kjo është një gjë pozitive që do të ndikojë në ecurinë e ekipit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania