Panorama Sport (Albania)

“Sëmundja” e vjetër, Luftëtari humb shumë raste dhe barazon ndaj Bylisit

Miqësorja/ Fernandez aktivizon më të mirët, Bregu nuk zhgënjen

-

Luftëtari nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në miqësoren ndaj Bylisit. Në takimin e luajtur në stadiumin "Gjirokastr­a" përball një numri të konsiderue­shëm tifozësh është luajtur një takim më shumë se i luftuar, edhe pse ishte thjesht një miqësor. Trajneri i Luftëtarit Daniel Fernandez rreshtoi në fushën e lojës formacioni­n më të mirë të tij, me qëllim kolaudimin e skuadrës një javë para startit të kampionati­t. Luftëtari i besoi 11-shit me në krye portierin Miraka, për të vazhduar me Rrapa, Zeqaj, Beqiri, Rrapo, Aleksi, Brahimaj, Lamçe, Rroca, Bregu dhe Nunjez. Sinjalin e golit e ka dhënë Bregu, i cili, në minutën e 9-të gjuan, por tregohet i pasaktë. Në minutën e 12-të është Rroca që vë në pozitë të vështirë portierin serb Xhorxheviç. Në të 19 minutë është sërish Bregu që ekzekuton mjeshtëris­ht një goditje dënimi, por pa mundur të gjejë golin e avantazhit. Në minutën e 39-të janë miqtë që shënojnë në portën e Mirakës, por goli është i pavlefshëm, GOLAT: Bregu 61' / K. Fejzaj 72' LUFTËTARI: Miraka, Rrapa, Zeqaj, Beqiri, Rrapo, Aleksi, Brahimaj, Lamçe, Rroca, Bregu, Nunjez ( U aktivizuan: Ramdani, Zguro, Zogaj, Nasif, Puci, Toledo

Trajner: Daniel Fernandez BYLISI: Xhorxheviç, Shoshi, Sam, Ntepe, Hoxha, Luiz, Cucuka, Veseli, Zisi, Hysko, Kolgega (U aktivizuan: Dhrami, F. Fejzaj, O. Buzi, K. Fejzaj, D. Lutaj, O. Sinaj, Dramolli)

Trajner: Bledar Devolli GJYQTARËT: K. Hoxha, M. Memishaj, N. Naço (Gjirokastë­r) KARTONATËV­ERDHË: Lamce23', Rroca 35'/ Hysko 41', Veseli 61'

pasi Veseli avancon më shumë se mbrojtja e Luftëtarit. Pjesa e dytë nis me tjetër marsh për Luftëtarin, por Nunjez përball portierit Dramolli tregohet i pasaktë. Në minutën e 61-të ekzekutim perfekt i goditjes së dënimit nga Aleksi, Bregu kalon mbrojtjen kundërshta­re dhe me kokë kalon Luftëtarin në avantazh. Me kalimin e minutave janë miqtë që nuk pajtohen me disavantaz­hin dhe në minutën e 72-të barazojnë rezultatin me anë të Kleo Fejzaj. Në minutën e 78- të dhe 82 është përsëri Luftëtari që mund dhe duhet të kalonte në epërsinë e golit të dytë. Sulmuesi Fabricio Nunjez

nuk tregohet i saktë përballë portierit Dramolli. Është ky i fundit që nuk ka lejuar tundjen e rrjetës për të tijtë, duke i dhënë skuadrës së tij barazimin, edhe pse ishte një ndeshje miqësore. Luftëtari në katër përballjet miqësore ka barazuar dy, humbur 1 dhe fituar 1 të tillë. Tomor Shehu

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme mes Luftëtarit dhe Bylisit
Çast nga ndeshja e djeshme mes Luftëtarit dhe Bylisit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania